Krerët e myslimanëve, refuzojnë xhaminë e Ramës

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka qartesuar se vazhdon te mbetet ne qendrimin e shprehur publikisht gjate mbledhjes se 20 marsit te ketij viti, ku Keshilli i Pergjithshem i KMSH i perbere nga 92 anetare, evidentoi pasigurine ne lidhje me kete projekt. Kryetari i KMSH, Haxhi Selim Muca, shprehu dyshime per realizimin e projektit per ndertimin e xhamise se re ne qender te Tiranes. Kjo per vete faktin se ky komunitet zoteron vetem nje pjese te prones, kurse pjesa tjeter i perket pronareve private, te cilet me pare duhet te shpronesohen dhe me pas te nisin ndertimet. Sipas ligjit, para se te besh nje projekt-zbatimi, ne radhe te pare duhet te sigurosh token, e cila ne kete rast ose duhet te jete e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ose te behet shpallja e procedures per shpronesim publik. Asnjera nga keto nuk ka ndodhur deri me sot. “Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, konstatoi mjaft pasiguri, derisa nuk eshte zgjidhur leja e sheshit te ndertimit dhe shpronesimi i siperfaqes se truallit qe nuk eshte ne pronesi te Komunitetit Mysliman te Shqiperise”, ka pohuar gjate fjales se tij kryetari i ketij keshilli Ylli Gura. Komuniteti Mysliman ka prone te tijen vetem 700 meter katror ne siperfaqen e percaktuar per ndertimin e xhamise, nderkohe qe pjesa tjeter eshte toke e pronareve.

Sakaq, Shefqet Dizdari, avokati i pronareve te truallit, tha dje se ndertimi i xhamise mbi pronat e disa banoreve te Tiranes, eshte nje maskarade. Ai tha se nese kryebashkiaku Edi Rama do te vazhdoje procedurat por ndertimin e saj, atehere do te ngreje nje padi penale ne emer te banoreve. Shefqet Dizdari tha se, gjate nje kontakti qe ka pasur me studiot konkurrente, keto te fundit jane habitur kur kane mesuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ia ka kerkuar Rames ta ndertoje xhamine ne ate “skute”. “Komuniteti ka kerkuar ndertimin e xhamise prane sheshit te Namazgjase, te lulishtja e Parlamentit”, tha Dizdari. Nderkaq, perfaqesues te KMSH-se u shprehen dje se i permbahen qendrimit te mbledhjes se fundit te Keshillit te Pergjithshem te KMSH, i cili vleresoi se xhamia nuk mund te ndertohet mbi troje te vjedhura.

Padia

Avokati Shefqet Dizdari, perfaqesues i interesave te pronarit te truallit prane ish-pazarit te vjeter, eshte shprehur se do te ngreje nje padi penale, nese xhamia do te filloje nga ndertimi ne kete vend. Madje Dizdari tha se nga kontaktet qe ka pasur me studiot, ato jane habitur se tepermi kur kane mesuar se KMSH nuk ia ka kerkuar ate xhami Rames ne ate vend qe ai pretendon ta ndertoje. “Bashkia e Tiranes do qe te ndertoje nje Xhami, ka konflikt interesi, pasi bashkia nuk ka kontaktuar me pronaret e ligjshem”,-tha Dizdari, duke shtuar se kjo eshte nje maskarade. Sipas tij, pervec shkeljes se te drejtave dhe prones se pronareve te ligjshem, Rama ka shkelur edhe planin urbanistik. Ne planin urbanistik, te miratuar tashme nga KRRTRSH-ja, ne zonen prapa Pallatit te Kultures nuk parashikohet ndertimi i asnje xhamie, ndersa Rama po e shperfill kete vendim”,-tha Dizdari. “Kryebashkiaku i Tiranes organizoi nje konkurs me parate e taksave tona. Nuk mund te organizoje nje konkurs, kur nuk ia ka kerkuar njeri. Nese nuk ia ka kerkuar Komuniteti Mysliman Shqiptar, atehere per ke po e nderton kete xhami Rama”, shtroi pyetjen Fizdari. Ai rikujtoi edhe njehere se myslimanet kerkojne ndertimin e xhamise para Parlamentit, te sheshi i Namazgjase dhe jo ne ate skute ku kerkon ta ndertoje Rama, me 4 kate te nendheshme.

Rama: Xhamia s’do te preke asnje prone

Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, deklaroi dje se nuk do te preket prona e askujt, gjate procesit te ndertimit te xhamise se re. “Ne, jo vetem qe garantojme se projekti i xhamise se re dhe Qendres se Kultures Islame, jane konform planit te zhvillimit te qytetit, por dhe konform te gjithe normave ligjore qe kerkon ndertimi i nje godine, pa cenuar asnje prone dhe asnje pronar”,-tha Rama. Ai shtoi se ky ishte nje sqarim i nevojshem per opinionin publik

Projekti, cfare pamje do te kete xhamia e re

Kjo studio e ka ideuar ndertesen duke pasur parasysh perforcimin e masterplanit te pergjithshem. “BIG-Studio” krijon nje shesh ne formen e nje hapesire urbane te mbuluar nen ndertesat rrethuese. Do te jete i rendesishem respektimi i masterplanit dhe parimet qe udheheqin kete plan. Roli kryesor i projektit ne peizazhin kulturor te Tiranes eshte qe te krijohet nje ekuiliber ne trekendeshin e feve. “Nuk mund te konceptonim projektin pa pasur parasysh hapesiren urbane perreth tij. Menduam te projektonim nje xhami, e cila i fton njerezit qe te angazhohen dhe perfshijne edhe hapesiren urbane ne te. Ideja eshte te ndertohet nje kompleks qe perforcon qellimet e masterplanit te pergjithshem”, kane thene perfaqesuesit e studios gjate prezantimit te projektit. Sipas tyre, krijohet nje shesh ne formen e nje hapesire urbane te mbuluar nen ndertesat rrethuese. Ne pjeset anesore kemi hapesirat per marrjen e avdesit gjate pushimeve. Propozojme qe Xhamia te kete edhe nje shesh te zgjeruar te besimit fetar. Gjate pushimeve mund te zgjerohet aktiviteti i xhamise jashte ne hapesirat urbane jo plotesisht jashte por ne hije. Shatervani gjate pushimit mund te shnderrohet ne zone per marrjen e avdesit. Sa i perket lutjeve ideja eshte qe fasada e xhamise dhe xhamia te mund te hapet drejt sheshit duke ftuar njerezit qe te hyjne ne te, ne hapesiren kryesore dhe ideja eshte vendosja e kesaj kupole ne krahun e kundert qe eshte nje shandan dhe per secilen nga lutjet do te krijohet nje atmosfere e vecante. Xhamia mund te permbaje 1.000 vizitore gjate diteve te zakonshme e me pas ky numer mund te zgjerohet te premten dhe ditet e pushimeve, ku mund te zihet gjithe hapesira e sheshit.

Rama: Studioja fitoi se kishte propozimin me te lire

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama beri te ditur dje shkaqet se pse juria zgjodhi pikerisht studion “BIG” nga Kopenhagen. Sipas Rames, projekti i kesaj studio ishte me i perballueshmi dhe nga ana financiare. “Duke vleresuar keto projekte vleresuam se propozimi qe ka me shume potencial te arsyeshem dhe te perballueshme ne kushtet e nje komuniteti fetar dhe nje qyteti qe nuk mund ti lejoje shpenzime te paperballueshme, ne te gjitha ato pika referimi, juria vleresoi se studioja “BIG” ka bere propozimin me te mire”. /Koha Jone/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!