Kina ka 1.34 miliardë banorë

Në Kinë janë publikuar rezultatet e regjistrimit kombëtar, nga i cili shihet se në këtë vend jetojnë 1.34 miliard banorë.

Kina është vendi më i madh në botë për nga popullata.

Të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, tregojnë se popullata e Kinës është shtuar për 73.9 milionë, nga viti 2000 deri në vitin 2010.

Regjistrimi ka treguar se populli i Kinës po vjetrohet, pasi pjesa e popullsisë nën 14 vjet ka rënë nga 23 në 16.6 për qind, ndërsa pjesa e popullatës mbi 60 vjeçare është shtuar për 3 për qind, në krahasim me regjistrimin e vitit 2000.

Numrat po ashtu, tregojnë se pothuajse gjysma e popullatës së Kinës tash jeton në hapësirat urbane.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!