Esselamu alejkum!
Profesor i respektuar, nëse do të më lejohej do të doja të pyesja rreth dispozitës së Kelemei Tevhidit (Qelimes), i cili bëhet në raste vdekjesh, si dhe për këndimin e mevludit në raste të caktuara. Cili është qëndrimi i dijetarëve për këto çështje, të cilat, edhe ashtu, kanë ngjalle debate të nxehta dhe kundërshtime të theksuara edhe tek ne?
Përgjigje:
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
I nderuar, nocioni Kelimei et-Tevhid nënkupton fjalën “Lailahe il-lall-llah”. Thënia e kësaj fjale konsiderohet dhikër (ibadet) ndaj Allahut. Për vlerën e dhikrit ekzistojnë shumë ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit s.a.v.s., që në rastin konkret nuk do të kishim mundësi t’i përmendim për arsye të kohës. Po ashtu, këtë tretman e mbanë edhe Mevludi, sepse mendoj se nuk zgjon peshë emri si do ta emërtojmë tubimin tonë, mevlud apo kelimei tevhid, sepse ajo që zgjon peshë është veprimi që bëhet gjatë këtij tubimi. Mendoj se pikat kryesore ku trajtohen brenda këtyre tubimeve, mevludeve apo qelimeve janë: Leximi i Kur’anit fisnik, të përmendurit e fjalës Lailahe il-lall-llah, slavatet mbi Pejgamberin s.a.v.s., mësime mbi Islamin dhe jetën e Pejgamberit a.s., lutjet e përbashkëta etj. Këto veprime në esencë, jo vetëm që janë të lejuara por edhe të porositura nga Pejgamberi a.s., dhe ne duhet t’i interpretojmë ashtu si e kanë vendin pa i përzier me veprime të ndaluara.
Çështja tjetër që duhet trajtuar në këtë rast është se sevapet që i fitojmë nga ky dhikër, gjegjësisht nga leximi i Kur’anit, salevateve etj, a lejohet që t’ia dhurojmë të vdekurve tanë, dhe ato sevape a arrijnë deri te ata apo jo? Në çështjen se a arrijnë sevapet e fituara nga dhikri apo leximi i Kur’anit deri te të vdekurit tanë dhe a kanë dobi prej tyre të vdekurit tanë dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshime.
Dijetarët e medh’hebit hanefi dhe medh’hebit hambeli[1] janë të mendimit se besimtari muslimanë ka mundësi që sevapet e fituara t’ia dhurojë të vdekurit dhe se i vdekuri ka dobi prej tyre, pavarësisht se bëhet fjalë nga sevapet që fitohen nga veprimet obligative apo vullnetare, që pranojnë zëvendësim apo nuk pranojnë zëvendësim, qofshin ato nga Haxhi, Umreja, leximi i Kur’anit, dhikrit apo formave të tjera. Pra çdo veprim që konsiderohet afrim te Allahu xh.sh. lejohet që besimtari sevapet e fituara nga ai veprim t’ia dhurojë të vdekurit dhe i vdekuri të ketë dobi prej tyre.[2] Mendim tërësisht të kundërt kanë mu’tezilët, të cilët mendojnë se sevapet nuk arrijnë deri te i vdekuri pavarësisht se për çfarë veprimi bëhet fjalë.[3] Vlen vetëm të theksojmë se dijetarët këtij mendimi të mu’teziles iu kanë kundërvu me shumë argumente të fuqishme, andaj mendoj se në këtë rast nuk ka pozicion të përmenden të gjitha.
Argumentet ku dijetarët e medh’hebit hanefi mbështesin mendimin e tyre janë të shumtë, e që ne po përmendim vetëm disa. Transmetohet nga Enesi r.a. i cili në një rast e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, ne po japim sadaka (lëmoshë) për të vdekurit tanë, shkojmë në haxh për ta, dhe lutemi për ta, a u arrijnë atyre sevapet? Pejgamberi s.a.v.s. tha: Po, ato u arrijnë atyre, ata (të vdekurit) gëzohen me dhuratat tuaja ashtu si gëzohet dikush nga ju me dhuratat që i dhurohen.” Në një hadith tjetër të transmetuar nga Alij b. Ebu Talibi r.a., Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush kalon pran varrezave dhe e këndon suren el-Ihlas (Kul-huvallahin) njëmbëdhjetë herë, e pastaj sevapin e leximit të kësaj sureje ia dhuron të vdekurve, atij i jepen sevape sa numri i të vdekurve” (Ed-Dare Kutni). Në anën tjetër, transmetohet nga Abdullah b. Omeri se Pejgamberi a.s. ka thënë: “I vdekuri dënohet me qarjen e familjes së tij për te.” Andaj, përderisa te i vdekuri arrijnë dënimet si rezultat i veprimeve të familjes së tij, atëherë më prioritare do të ishte që të vdekurit t’i arrijnë sevapet e dhuruara nga familja e tij.[4]
Për në fund, kjo është një temë e gjërë që dijetarët muslimanë kanë shkruar dhe sqaruar me qindra e qindra faqe në të drejtën krahasuese. Pra thjesht, këto veprime janë të mira dhe nuk ka asgjë të keqe në to, nëse nuk keqpërdoren, e sa u përket thashethemeve nuk mërzitemi edhe aq, pasi që Islami ka përjetuar edhe më shumë se thashethemet e tyre.
Allahu e di më së miri!
______________
Jusuf Zimeri
Prill, 2011
www.breziiri.com
[1] Dijetarët e medh’hebit maliki janë të mendimit se njeriu ka të drejtë t’i dhurojë të vdekurit sevapet e fituara nga ato veprime që lejohet zëvendësimi për to, kurse për veprimet që nuk lejohet zëvendësimi nuk lejohet as dhurimi i sevapeve.
[2] Dr. Abdulfetah Mahmud Idris, Ma jenfeul emvatu min sa’jil Ehjai, f. 225,1993 Kajro. Më gjerësisht shih veprat: Fet’hul Kadir, 2/308; Hashijetu resul muhar, 2/236; El Bahru Er-raik, 3/63; El-Mugni, 3/1288; Keshaful Kinai 2/147, etj.
[3] Po aty.
[4] Bedaiu senai 3/1289, El-Mugni 2/569, Keshafi 2/2/147
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Selamualejkum Allahu te shperbleft hoxhe i nderuar profi keni dhene pergjigje shume te sakte me shume argumente
KUNDR KOMENTIN MA DERGONI NE ADD TIME SE NUK DI MA KU ME HI NE FAQE PER TE PAR A E KENI PASTU KOMENTIN TIMAPO JO
VALLA BE HOXHE AS PER AFER SE KI ,MARRE ME JU ARDHEN HALA SPOE KUPTONI BIDATIN .MUHAMEDI ALEJHI SELAM KA THENE “QDO BIDAT ESHTE HUMBJE E QDO HUMBJE TE QON NE ZJARR”DMTH :NDASH SIPAS FORMES BIDAT NE KET RAST JAN KTO TE DYJA A NE ESENCE DUHET TE THEMI SHAHADETIN NE QDO MOMENT AMA TE ORGANIZOSH LA LA LA LA LA .ARGUMENTI TJETER ESHTE SE E KAN BA FARZ QELIMEN ,QE NESE I THUA SBAN TRANOHET A KUR I THUA SE NUK BAN PA NAMAZ SQAN KOKEN FARE A .E QFAR KOMENTI KA KJO SUBHANALLAH…..ALLAHU JU DREJTOFTE INSHA-ALL-LLAHU TEALA