Davutollu – Obama duhet të kishte përmendur edhe dhimbjet e popullit turk në Luftën e Parë Botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ashtu si edhe vitin e kaluar, në deklaratën e bërë në 24 Prill me rastin e ngjarjeve të vitit 1915, nuk e përdori fjalën “gjenocid”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë këtë deklaratë e ka vlerësuar si njëanësore dhe të pamjaftueshme.

“Shpresojmë që të gjithë ti kuptojnë dhe ti ndajnë dhimbjet që përjetojnë të tjerët”, tha Ministri i Jashtëm Davutollu i cili mori pjesë në ceremoninë e 96. Vjetorit të Luftërave Tokësore të Çanakkalesë dhe iu përgjigj pyetjeve të TRT-së.

“Fatkeqësisht deklarata e Zotit Obama ishte një deklaratë njëanësore dhe që tregon se historia është lexuar vetëm nga një perspektivë. Ne dëshironim që dhimbjet të ndaheshin. Donim që edhe kujtimet e një brezi që doli nga tokat e Anadollit dhe humbi në Jemen, Sarikamish, Çanakkale, Galicia e nëpër vende të ndryshme të Ballkanit të përmendeshin. Shpresonim që SHBA-ja, mike dhe aleate e Turqisë të fliste edhe për dhimbjet e turqve, të paraqiste një perspektivë që ndante dhimbjet e përbashkëta.

Por ne në mënyrë të vendosur do të vazhdojmë të kujtojmë në mënyrë të drejtë dhimbjet që përjetuam në luftën botërore”, u shpreh Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!