Vitaminat

Burimi i vetëm i marrjes së vitaminave është ushqimi. Ndërkohë që marrja e sasive të pamjaftueshme të vitaminave ose mungesa e vitaminave në ushqime çon në sëmundjet e hipo dhe avitaminozave të cilat ndonjëherë mund të bëhen edhe shkak vdekjeje.

Mungesa e vitaminës A në organizëm shkakton predispozicion e të sëmurëve për sëmundje ngjitëse , sëmundjet e lëkurës, sëmundjet e syve dhe dobësim të përgjithshëm trupor. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në domate, spinaq, qershi, pjeshkë, kajsi. Në sasi të konsiderueshme vitamina A gjendet në vajin e peshkut, qumësht, gjalpë, në të verdhën e vezës.

Nevoja ditore për njeriun e shëndoshë është 1-2mg. Në rastet e sëmundjeve që shoqërohen me temperaturë, në gratë shtatëzëna dhe ato me fëmijë me gji organizmi ka nevojë për sasi më të mëdha të vitaminës A. Mungesa e vitaminës A shkakton rënien e rezistencës së organizmit karshi sëmundjeve infektive, sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes të aparatit tretës, ulja e shikimit dhe ulja e veprimtarisë së nervit të të dëgjuarit.

Vitamina B1 gjendet kryesisht në drithërat veçanërisht në thekër e grurë, në fruta e perime si dhe në mishin e bagëtive dhe qumështin. Nevoja ditore për këtë vitaminë është 0.5-0.8 mg në vartësi nga gjendja fiziologjike dhe lloji i punës. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm shkakton turbullime nervor, gjendje gjumi.

Vitamina B2 gjendet më tepër në thekër e tërshërë, në të bardhën e vezës, mishin e dobët, peshk, mëlçi, veshka, zemra, qumësht , arra, kajsi, spinaq. Doza ditore për vitaminën B2 ka nevojë prezencën e vitaminës B6, të cilat gjenden gjithashtu në burimet natyrore të ushqimeve. Vitamina B6, gjendet kryesisht në mëlçi, veshka, shpretkë, tru, drithëra, qumësht dhe spinaq.

(BS)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!