Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, a më lejohet ta kërkojë fejesën e një vajze e cila, ndonëse falë namaz, tregohet e devotshme, por nuk është e mbuluar?
Përgjigjja:
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
I nderuar, lidhur me fejesën, Pejgamberi a.s. në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra r.a., ka thënë: “Femra martohet për katër cilësitë: Për shkak të pasurisë, për shkak të prejardhjes familjare, për shkak të bukurisë, dhe për shkak të fesë së saj. (E ti) jepi përparësi fesë, qetësoje vetveten”.[1]
Mendoj se nëse vajza, për të cilën flisni ju dhe siç e cilësoni ju se është fetare, falë pesë kohët e namazeve, është e ndershme dhe i frikohet Allahut xh.sh., por ja që ajo akoma nuk ka zgjidhur problemin e mbulesës, nuk do të bënit asnjë gabim nëse ju kërkoni dorën e saj për martesë. Mendoj kështu për arsye se nëse ajo ka frikën e Allahut xh.sh. dhe falë namazin, jam shumë i bindur se një ditë, herët apo vonë, bindja e saj në Allahun xh.sh. dhe namazi i saj do të ndikojnë pozitivisht që të zgjidhë edhe dilemën e mbulesës. Ajo sigurisht se nuk asgjëson mbulesën, por ja që nuk mund të sjellë vendim të prerë për t’u mbuluar, e për këtë ka nevojë për përkrahje nga dikush, dhe sigurisht se ju do të jeni përkrahës në këtë rast që ajo, inshallah, një ditë, e ndikuar nga namazi i saj dhe ndihma e juaj, do të mbulohet.
Pra, ju nuk do të bënit gabim, por përkundrazi me veprimet tua të sinqerta dhe me nijetin tënd të mirë, do të keni sukses t’ia arrini qëllimit të mbulesës dhe kështu do të jeni të shpërblyer te Allahu xh.sh. dhe të keni jetë të lumtur.
Allahu e di më së miri!
[1] Ebu Davudi 2/219, Ibni Maxhe 1/597.
_____________
Jusuf Zimeri
Prill, 2011
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Esselamu alejkum moter e nderuar, un nuk di shume ne lidhje me ceshtjen por nese falen 5 kohet e namazit, lutjet behen pas dhenies se selamit. Megjithate e di se ka edhe namaze ku ti fal dy rekate per tiu lut Allahut per nje hall qe ke dhe ketu une e di se mund te besh duate dhe pastaj te japesh selam.
Megjithate edhe ne namazin i istihares, lutja per hallin qe ke behet pas dhenies se selamit.
Hoxha i nderuar te me korigjoje pasi pergjigja ime eshte shume e kufizuar besoj. alejkum selam
I nderuari hoxhe une jam fillestare qe fali namaz po jam kureshtare ta se lutjet behen para se te jepesh selamit apo mbas selami dhe ndosht bej ndonje gabim gjat faljez a me pranohet namazi