Rebelët libianë përzënë anijen turke nga porti

Rebelët libianë kanë përzënë një anije turke me ndihma nga porti i Bengazit, si protestë për deklaratat e kryeministrit turk, në të cilat ai kundërshton armatosjen e tyre.

Një zëdhënëse e Gjysmëhënës së kuqe turke tha se anija ishte larguar nga porti, kurse ekuipazhi ishte në pritje pranë brigjeve libiane. Rebelët kishin hyrë në anije dhe pasi kishin ndërprerë shkarkimin e ndihmave, i kishin kërkuar ekuipazhit të largohej nga porti. Rebelët ishin shumë të nervozuar, për shkak të deklaratave të kryeministrit turk, i cili kishte kishte dalë haptazi kundër idesë për armatosjen e rebelëve.

Qeveria turke po përpiqet që të ulet në bisedime me krerët politikë të revoltës, me qëllim që të ulë gjakrat. Sipas deklaratave të ministrit të jashtëm turk, ishte nisur një diplomat i lartë turk për në Bengazi, me një letër nga vetë Erdogani.

Dautoglu ka deklaruar se Turqia nuk ka përse të fajësohet, aq më tepër që vendi i tij kishte dërguar kushedi sa aeroplanë për të shpëtuar jetën e të plagosurve në beteja./AO/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!