A mund që muslimani ta festojë 8 Marsin

Pyetja:

Hoxhë i nderuar a mund që muslimani ta festojë 8 Marsin?

Përgjigjja:

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

I nderuar, të festosh diçka sipas meje nënkupton t’i gëzohesh rezultatit të një pune apo suksesi që ka arritur njeriu në jetën e tij. Ne muslimanët sipas Islamit kemi vetëm dy festa të theksuara, dhe atë festa e Fitër Bajramit, që është si rezultat i kurorëzimit të suksesit të kompletimit të shtyllës islame që është Agjërimi, dhe Kurban Bajrami, si rezultat e i përfundimit të shtyllës së tjetër islame që ndërlidhet me Haxhin. Për të mos u lëshuar në detaje të këtyre gjërave, themi se 8 Marsi nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin dhe muslimanët. Nga kjo, thjeshtë mendoj se festimi i 8 marsit është veprim i ndaluar sipas Islamit. I mjeri ai musliman i cili tenton që me rastin e 8 marsit ta gëzojë nënën, motrën, bashkëshorten, të dashurën  e tij, ndërsa me pas, për një vit të tërë, të mos dëshirojë të dëgjojë për to!

Allahu e di më së miri!

_____________
Jusuf Zimeri
Prill, 2011
www.breziiri.com



Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. admin

    Nuk ka nevoje qe te fukosohemi vetem ne te njejtat ngjyra, por nuk proferohet qe edhe te teperohet ne rendimin e ngjyrave. Mesatarja eshte gjithmone preferenca jone fetare.

  2. Blerina

    ju pershendes,deshta te di me shume rreth mbuleses,a eshte e rendesishme qe vetem rrobet te mos jene te tjedukshme dhe te mos theksohet trupi, por kam ndegju qe eshte e rendesishme edhe ngjyra e rrobav,dhe e mbuleses,pse nuk osht e lejuar qe mbulesa te ket zbukurime dhe ngjyra te ndryshme,a duhet te jet vetem krejt rrobet e zeza dhe ngjyra te mbyllta.?

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!