E diel, ora ime biologjike bie nën minimumin e dinamikës së veprimit.
Dielli pranveror herë-herë i ftoftë përpinë tërë kujtesën time që nuk mund të bie as nën hijen e pishave që tani më kanë vënë kurorë.
Dritarja po mbështjell atë perden e gjelbër që po valëvitet nga një erë e lehtë e horizontit në këtë fillim pranvere.
Gjithçka me duket në vend në këtë çast, por zilja e telefonit prish heshtjen e natës e cila ka kaluar dhjetëshin me akrepat e saj mbi komodinë.
- Alo – alo, një zë si duket po kërkon ndihmë, por s’ka përgjigjeje vetëm frymëmarrja e saj rrangon në veshët e mijë, sikur me vret nga lartë ai zë i thekshëm femre!
Pas pak zëri bëhet mbytës edhe i humb kuptimi ngjyrës së tij.
Bie telefoni, e zëri më nuk flet, mundësia e vetme mbetet sakrifica që ta ndihmojë veten për herë të fundit…
Qetësia nuk më lenë të qetë, e zhurma vinte nga larg ku lehje qensh prishnin heshtjen e natës e cila ishte mpirë si statujë pa buzëqeshje dhe e pa faj.
Papritur një therje zemre, më zgjoi nga ankthi i asaj nate!
Dukem si viktimë e botës së bardhë, derisa jam i shtrirë mbi mendafsh dhe i mbuluar nga një mendim që nuk po mund t’i prekë fundin.
Ndihem i vetmuar si asnjëherë më parë dhe ngritem me shpirt të lënduar për të thithë paksa ajër pranë dritares së hapur që lagej nga pikat e shiut që nga agu nuk kishin pushuar dot.
Pres zilen e telefonit, por Ajo ka bërë hall vet dhe ndjenja e harresës i ka mbet në fyt…shan e mallkon që s’pata mundësi t’i ndihmoja vetëm një copë herë.
Përsëri bie telefoni. Alo- alo… sërish vetëm zhurmë! Me prit se po vi, por adresën nuk e di… dhe bie përsëri.
Ashtu zgjohem, eci, kthehem lartë e poshtë në dhomë, symbyllur kërkoj, por gjumi i mallkuar nuk me len të shoh së paku edhe njëherë!
Ajo do të jetë mirë, përsëri, thash me vete, ngase sinjali nuk bënte punë për të kërkuar, e ajo mbeti peng i pritjes, duke pritur por kot…
Sinjali im ndizej por cakun e pritjes nuk e kapte assesi e adresën e braktisur pikat e shiut sikur akrepat e orës tik-tak-tik-tak e kapërdinë në errësirën e natës pa mbarim.
Shikimin e kam nga ti, në rrugë nuk të shoh, a mos ke hyrë thellë në errësirën e natës së gjatë…
E tani zërin ta dëgjoj, por përsëri nuk të shoh, sytë i kam të mbyllur, nuk mund të shoh vetëm dëgjojë tik-takun e shiut dhe aromën e ëndrrës së thyer.
Ty, të kërkova kudo, të prita kudo, por kot, madje as nga gjumi nuk më zgjove, e as zilen e fundit në këtë natë nuk ma kumtove.
Sigurisht ke bërë më mirë. Po besoj, megjithëse në muzgun e natës po përpëlitet vdekja, nuk është larg…
E kilometrat e tua as gjumi im larosh nuk mund t’i arrin e sa për pendimin mos të qofsha falë.
Kërko ndihmë përsëri, ngase bota ime ka marrë fund…
Mos u brengos ngase dora ime po piçet tani nën plagën tende. Besomë!
Tani më dita e verës ka çelë, sytë e saj e do të sjellin lule në vend të mirënjohjes.
Madje lule të freskëta livadhi, ku aromë e tyre të japin forcë dhe të ngjallin mëshirën për jetën e mbetur.
Tani zërin ta dëgjojë, por frymën nuk ta ndjejë, por shohë se vetëm këmbët e tua të bardha kanë ngri e kanë marrë ngjyrë limoni.
Symbyllur të kërkoj, e me dorë të prekë, dukesh mirë edhe pse e lagur nga shiu, e lulet tani të bëjnë dritë…!
Atje ku ëndrrat tani fluturojnë mbi shpatije nën liqen.
Aty ku pëllumbat të pluhurosin agun e parë të hënës.
Në qiellin e pafund … mbi Kosovë.
Të pres ty… !
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Nje tregim brilant qe ja vlen te lexohet!
Vetem suksese i nderuar z.Veliqi.