Puna në armatë dhe shkuarja në Afganistan për qëllime paqësore

Pyetja:

Hoxhë i nderuar, jam duke punuar si ushtar profesional në armatën e Republikës së Maqedonisë dhe desha t’ju pyes në lidhje me atë se a më lejohet të punoj në armatë, dhe si e shihni çështjen e shkuarjes në Afganistan, në kuadër të misionit paqësor?

Përgjigjja:

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

I nderuar, të punosh në armatë përfshirë edhe armatën e Maqedonisë nuk është veprim i ndaluar, gjithashtu edhe shkuarja në misione paqësore është veprim i lejuar, bile edhe i preferuar sipas Islamit. Kjo është përgjigjja në bazë të pyetjes, sepse ju e vlerësoni se është mision paqësor, e derisa e vlerësoni si mision paqësor, atëherë s’ka dilemë se është e lejuar të marrësh pjesë në atë mision, por gjithnjë shtrohet dilema se sa në realitet ky mision konkret në Afganistan është paqësor. Andaj, mendoj se mund të shkoni në këtë mision, por tërësisht me qëllime paqësore dhe atje të veproni me qëllime paqësore sepse është shumë e vërtetë se ju si musliman, edhe atje në kuadër të armatës që jeni, me veprimet e juaja, mund t’ju ndihmoni muslimanëve të vendit.

Allahu e di më së miri!

_____________
Jusuf Zimeri
Prill, 2011
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!