Emërtimi i fëmijëve me emra islam

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, a është patjetër që fëmijëve t’ju vendosim emra në gjuhën arabe, gjegjësisht a lejohet emërtimi i tyre me emra shqip?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, nuk është patjetër që fëmijët të emërtohen në gjuhën arabe, por për ne muslimanët duhet që fëmijët tanë të kenë emra islam, që në shikim të parë të kuptohet se është musliman. Në anën tjetër ndalohet për prindërit që t’i emërtojnë fëmijët e tyre me emra joislam, respektivisht me emra të feve të tjera, me qëllim të imitimit të ndonjë figure si artist, këngëtar, sportist etj. Pra mund që fëmijët të emërtohen me emra në gjuhën shqipe, të cilët kanë një kuptim të bukur. Mendoj se, nëse fëmijën e emërtojmë me emër joislam, kemi bërë mëkat, sepse një nga elementet që i dallon muslimanët nga të tjerët është pikërisht edhe emri.

Allahu e di më së miri!

_____________

Jusuf Zimeri

Prill, 2011

www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. shpresa

    kuptimi i emrit erblina dhe a eshte i lejuar me islam

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!