Myftiu i Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava priti sot një delegacion të parlamentarëve të Kuvajtit i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Udhëheqësin e delegacionit të lartë kuvajtian Waleed Al-Tabtabae - deputet dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Grupit të Miqësisë Parlamentare të Kuvajtit, Myftiu Tërnava e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës. Myftiu, gjithashtu mysafirët nga Kuvajti i njohu edhe me historikun, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava kërkoi nga parlamentarët kuvajtian që të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre që qeveria e Kuvajtit sa më parë të formatizojë njohjen e Kosovës.
Waleed Al-Tabtabae, shprehu vullnetin e institucioneve kuvajtiane për intensifikimin dhe forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Ai po ashtu tha se Kuvajti do të shqyrtojë shumë shpejtë njohjen formale të Kosovës./BI/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!