I riu i dashuruar…

Asgjë tjetër veç emrit të saj nuk shqiptonte gjuha e të riut të dashuruar: “Që kur e pa atë vajzë, sytë e tij s’kanë njohur gjumë. Tashmë nuk ha as nuk pi. Çfarëdo që i them nuk bën dobi, o çoban plak!” – ishin këto fjalët e shokut të të riut të dashuruar pas vajzës së mbretit.

Çobani plak, pasi vështroi të riun me dhembshuri, buzëqeshi dhe foli: – Nëse je i pashpresë, dije mirë se shpresë është vetja jote.

Askush s’e dinte se që çobani plak ishte miku më i ngushtë i mbretit, i cili,, kohë më parë, i qe lutur të jetonte aty në thellësinë e fshatit e të gostiste kalimtarët me sherbet e trëndafila të kuq…

Do qëndrosh dyzet ditë në shpellë e do thuash: “Allah!..” Allah!..” – i tha plaku i mençur çobanit të dashuruar. Ai pa humbur kohë, u nis drejt shpellës me tespihet që i mbante të shtrënguara fort në duar e me zemër të lidhur së dashurës, filloi: “Allah! Allah!..”

Ashtu siç ndoqën njëra tjetrën sferat e tepihëve edhe ditët kaluan shpejt. Lajmi i çobanit në shpellë mori dhenë…

Shoku i çobanit të ri u merakos. Një ditë vendosi ta vizitonte mikun e tij. E gjeti me sy të mbyllur, të strukur e të përulur. “Paska fjetur”, mendoi për një cast, por pa si lëvizte gishtat me tespihet në dorë. U çudit.

Allah! Allah! – pëshpëriti.

Mendoi t’i fliste shokut të tij, që nuk po shihte askund gjurmët e së dashurës, edhe pse kishin kaluar më se tri javë. U tërhoq…

Pasi nuk kishin mbetur vetëm tri ditë para se të plotësohej dyzet ditshi, tashmë lajmi i të riut kishte mbërritur edhe në veshin e sulltanit. E dinte se njerëz të tillë ishin më të vlefshëm se vezirët, prandaj mendoi gjatë e vendosi të kërkonte ndihmë te miku i tij, çobani plak. Rrugëtoi gjatë derisa u takua me të:

-          Njerëzit e zemrës nuk presin vezirllëk, miku im, ishin këto fjalët që i morën çdo shpresë sulltanit…

-          Por mund t’i propozosh vajzën tënde, – vazhdoi ai duke buzëqeshur.

-          Po si mundet? – tha sulltani i habitur. A mundet vallë të pranojë vajzën time?!

Ishte dita e dyzetë. Sulltani, çobani plak, shoku i të riut dhe një turmë e madhe njerëzish pranë shpellës. Prisnin të shihnin të riun…

Sulltani e thirri të riun, i cili nuk dukej aspak i çuditur. I propozoi vezirllëk e salltanet, po pa shpresë…

Në fund ju drejtua:

-          Zotëria im! Unë kamë një vajzë, të lutem pranoma atë të paktën…

Dyzet ditë vuajtje, pritje, kishin marrë fund. E pamundura ishte bërë e mundur.

I riu e kishte arritur qëllimin. Heshtja donte të ulërinte. Të gjithë sytë ishin mbi të riun.

-          Jo! U përgjigj ai, nuk e dua vajzën tuaj! Heshtja u prish. Sulltani u tërhoq. Vezirët e turma pëshpëritnin… çobani plak buzëqeshi.

-          Ç’bën? –tha ai, dyzet ditë vuajtje, heshtje, pritje.

Për çfarë?

I riu po kërkonte me sy çobanin plak.

-Miku im, – tha, unë dyzet ditë përmenda emrin e Zotit për vajzën e mbretit e Ai më solli në këmbët e mia sulltanë e vezirë. Po sikur të kisha thënë Allah, për Allahun?

Gjuha heshti, zemra foli…..

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Genc

    wow…pafjal mla kjo…

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!