Gjatë predikimit të ditës së premte, kryetari i Unionit Ndërkombëtar të dijetarëve myslimanë, shejh Jusuf Karadavi, i konsideroi revoltat që kanë përfshirë botën arabe si puhiza hyjnore. Ai theksoi se treni i këtyre revoltave, patjetër që do të kalonte edhe në Siri.
Sipas tij, në Siri gjenden mbi pesëmbëdhjetë mijë të humbur, të cilët nuk dihen nëse janë gjallë apo të vdekur. Ai foli mbi vuajtjet e familjarëve të këtyre njerëzve të humbur, gratë e të cilëve nuk janë as të veja dhe as të lira të martohen me dikë jetër. Ai e dënoi ashpër ligjin aktual sirian, sipas të cilit nëse vërtetohet se i përket lëvizjes së Vëllezërve Myslimanë dënohesh me vrasje.
Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë sirianëve, sunitë dhe halveti, që të bashkohen, pasi vetëm kështu mund ta detyrojnë regjimin e tyre diktatorial të pranojë kërkesat e popullit.
Ai e dënoi qëndrimin e shumë dijetarëve dhe shehlerëve sufistë, të cilët kanë mbajtur anën e regjimit dhe kanë kritikuar të rinjtë sirianë se po u shërbejnë interesave të armiqve të Sirisë. Ai shprehu keqardhjen e tij që dijetarët të zbresin kaq poshtë, në vend që të thonë të drejtën pa pasur frikë askënd përveç Zotit./ardhmeriaonline/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!