Urtësia e Ebu Hanifes në bisedë me jobesimtarin

Nuk ka qenë e rrallë në shekujt e parë të Islamit që të vijë deri te diskutimet shkencore ndërmjet intelektualëve islamë dhe joislamë. Një diskutim të tillë me një rast i filloi sunduesi bizantin, pikërisht në kohën e Ebu Hanifes, duke e dërguar intelektualin e tij më të madh në qytetin e Kufes me tri pyetje.

Halifi i atëhershëm iu ofroi dijetarëve të famshëm islamë që të hyjnë në diskutim me të deleguarin bizantin, por ata ngurruan ta marrin këtë hap. I vetmi që e pranoi këtë sfidë ishte Ebu Hanife.

Përndryshe, diskutimet ishin publike dhe në to kanë marrë pjesë shumë kureshtarë. Kur Imam Ebu Hanife hyri në sallë për paraparë për dialog, e pa që dijetari bizantin ishte i ulur në një lloj minberi, të paraparë vetëm për njerëz të mëdhenj.

Ebu Hanife iu afrua dhe e pyeti: – A ju keni ardhur të pyesni?

- Ai iu përgjigj: Po!

Atëherë Ebu Hanife i tha të zbresë nga ai vend, sepse vendi është i paraparë për ata nga të cilët kërkohet zgjidhje dhe përgjigje, e jo për ata të cilët pyesin! Bizantinasi, pa koment, e pranoi vërejtjen dhe kur Ebu Hanife u ulë në këtë vend, e ftoi që të fillojë me pyetjen e parë:

- Ç’ka ekzistuar para Zotit?!- ishte pyetja e dijetarit bizantin.

Ebu Hanife në vend të përgjigjes, e pyet: – A merrni vesh ju sadopak në matematikë?!

Ai, i habitur, u përgjigj: – Gjithsesi që marr vesh!

Ebu Hanife sërish e pyeti: A ka ndonjë numër para numrit një?

Bizantini u përgjigj: Jo. Ai është i pari dhe para tij nuk ka asgjë.

Vetëm atëherë Ebu Hanife iu përgjigj: Kur para numrit një nuk ka asgjë, e si të ketë diç para Një, të Vetmit Allah!

Atëherë ai e shtroi pyetjen e dytë: Ku gjendet Zoti, në cilin vend dhe në cilën anë?

Ebu Hanife sërish e pyeti: – Më thoni ju, kur e ndizni qiriun, në cilën anë ai e hedhë dritën?

Bizantini u përgjigj: – Në të gjitha anët barabartë!

Ebu Hanife atëherë iu përgjigj: – Kur në rastin e qiriut, të cilën e ka sajuar robi i ngratë e Allahut, nuk mund ta përcaktoni anën në të cilën qiriu e hedhë dritën, si atëherë, këtë mund ta bëni me Krijuesin e qiellit, Tokës dhe çdo gjëje që e ka krijuar Ai!   

Pas kësaj përfaqësuesi bizantin kaloi edhe në pyetjen e tretë, e cila ishte:

- Ç’punon Zoti aktualisht, në këtë çast?

Ebu Hanife iu përgjigj qetësisht:

- I zbret nga minberi dhe i nënçmon jobesimtarët siç jeni Ju, kurse e ngre lart autoritetin e besimtarëve, siç jam unë.

Pas kësaj dijetari bizantin i mblodhi gjësendet e tij dhe i humbur u kthye në atdheun e tij.

Përktheu:
N. Ibrahimi

Burimi: http://www.tabacki.com/index.php?option=com_content&view=article&id=13:mudrost-ebu-hanife-u-razgovoru-sa-nevjernikom&catid=2:zanimljivi-tekstovi&Itemid=3

Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. Evzal Sinani

    سبحانك اللهم , الحمد لله!

  2. Haxhiu

    Allahu xh.sh. na falte dijetare ashtu si Ebu HANIFE. inshalla…

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!