Dallimi në mes sekrecionit dhe spermës…

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, jam një vajzë dhe desha të informohem rreth asaj se si ta bëj dallimin në mes sekrecionit dhe spermës, respektivisht a vije në shprehje pastrimi (gusli) në rast se më ndodh njëra ose tjetra?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

E nderuar,  sekrecioni që në terminologjinë e Sheriatit njihet me nocion “El-Vedju”, është lëng i bardhë por i trashë dhe i pa aromë, që në të shumtën e rasteve mund të dalë para ose pas urinimit. Dijetarët thonë se ky lloj i lëngut e prishë abdesin por nuk obligon pastrim të tërë trupit. Kurse sperma, që njihet me nocionin “El-Menij””, është lëng i bardhë por më i hollë se sekrecioni, i cili zakonisht del nga organizmi me shtypje në momentet e epshit, dhe ka edhe një aromë. Ky lloj i lëngut, jo vetëm që prishë abdesin, por obligon edhe pastrimin e tërë trupit.

Allahu e di më së miri!
_________________
Jusuf Zimeri
Mars, 2011
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!