Kardavi: egjiptianë, mos i harroni mësimet e revolucionit

“Komplot për prishjen e imazhit të Revolucionit të 25 Janarit” e quajti sulmin ndaj kishës Kopte në Egjipt presidenti i Unionit Të Dijetarëve Islam Dr, Jusuf el Kardavi duke shtuar se ndarja sektare ishte si plan i anti revolucionistëve.

Dr. Kardavi bëri këto komente në një deklaratë ku ai veçoi ata që kishin qenë në pushtet si planifikues të këtij komploti , dhe si përgjegjës për angazhimin e banditëve për ti kryer këto akte.

Mbeturinat e regjimit të korruptuar janë përgjegjëse për luajtjen e kartës së ndarjes sektare për të shkaktuar kështu përçarjet në vend dhe për këtë janë gjetur prova të shumta nga dokumentet e marra nga revolucionarët, shtoi ai.

Dr. Kardavi u bën thirrje të gjithë egjiptianëve për mbështetjen e qeverisë së re të udhëhequr nga Essam Sharafi dhe po ashtu u bëri thirrje të gjitha grupimeve për të punuar në ndërtimin e kombit në këtë fazë kritike për vendin. /mesazhi/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!