Pronari i somunit

Ebu Burda bin Ebi Musa transmeton se Ebu Musa El-Esha’riu [radijallahu anhu], në prag të vdekjes pati thënë: “O djemtë e mi, përkujtojeni pronarin e somunit!” “Po cili është pronari i somunit, o baba?” – kishte pyetur Ebu Burda.

Ebu Musa El-Esh’ari ishte përgjigjur: “Para jush ishte një njeri, i cili, në një qeli murgu, e pati adhuruar Allahun për shtatëdhjetë vite pandërprerë. Vetëm ndonjëherë zbriste në qytet. Kështu, një ditë, djalli ia zbukuroi në sytë e tij një grua, me të cilën, me pas, i kaloi shtatë ditë apo net. Me të kuptuar se ç’kishte bërë, u pendua shumë, aq sa nuk bënte edhe një hap të vetëm e të mos falej dhe të binte në sexhde. Një herë, kur e kishte kapluar dobësia, nata e kishte zënë në një kodrinë, në të cilën takon dymbëdhjetë të varfër, ku dhe përzihet me to.

Një murg, e kishte bërë zakon, që për çdo natë tu jepte këtyre të varfërve nga një somun, andaj, duke menduar që edhe ky i penduari është prej tyre, i dha edhe atij një. Me pas, i varfëri, i cili kishte mbetur pa marrë somun, çohet e thotë: “Pse nuk më dhe mua somun?” Murgu iu kthye: “Mendon se nuk dëshiroj të të jap somun?” Pyet se, mos ndoshta, dikujt i kam dhënë dy somune”. Të pranishmit i thanë murgut: “Jo, nuk na ke dhënë nga dy.” Ai, atëherë, të varfrit që kishte mbetur pa somun, ngrihet dhe i thotë: “Pasha Allahun, sonte nuk më ka mbetur asgjë për të të dhënë!” Atëherë, ngrihet i penduari dhe ia jep somunin të varfrit që kishte mbetur pa marrë, kurse të nesërmen kishte gdhirë i vdekur.”

Ebu Musa, i impresionuar nga kjo, thotë: “Ia kanë peshuar shtatëdhjetë vitet me shtatë netët, dhe këta të fundit kanë peshuar më tepër.”

Burimi:
http://www.el-asr.com/tekst/ahlak/svako-djelo-ima-svoju-vrijednost

(Breziiri)



Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!