“Arsimtari dhe roli i tij në edukimin e brezave”

Ishte titulli i debatit të hapur i cili u realizua nga Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë, me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit. Në një atmosferë debative ku si të ftuar kishim disa mësues, profesorë, gazetarë etj, u debatua rreth temës në fjalë.

Panelista në këtë debat ishin Mr. Azem Xheladini- teolog, Safet Huseini-gazetarë, Selman Sadiku profesor në Gjimnazin e Kërçovës, Emrije Sadiku-arsimtare dhe Hamdin Rrushaj- inspektor i arsimit. Poashtu vlen të theksohet se të pranishëm në këtë debat ishin edhe një numër i konsiderueshëm i profesorëve, arsimtarëve, drejtorëve, përfaqësues të komunave si dhe ajo që e bënte më të bukur këtë debat ishin studentët dhe nxënësit e Gjimnazit të Kërçovës.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti dhe ua uroj 7 marsin  mësuesve kryetari degës së FRI-së në Kërçovë Xhabir Emini i cili ndër të tjera theksoi se ky aktivitet është njëri nga disa aktivitete që i realizon FRI-ja në lidhje me vlerën e arsimit dhe edukimit të gjeneratave ku ndër të tjerat përmendi, manifestimin e Hixhrit ku bëhet shpallja e nxënësve dhe studentëve më të mirë të vitit si dhe bëhet dekorimi i personaliteve të ndryshme në mesin e të cilëve edhe të atyre që kanë kontribuar dhe kontribojnë në arsim dhe edukim të brezave.

Ajo që e bëri edhe më domethënës këtë debat ishte biseda që u zhvillua ku u detektuan shumë sfida që ballafaqohet arsimi në shekullin XXI e sidomos arsimi në Kërçovë.

Kishte mendime të ndryshme në lidhje më sfidat e paraqitura nga ana e panelistave, mirëpo vlen të theksohet se ajo që ishte e përbashkët ishte mendimi se kësi debatesh duhet dhe thënë më mirë është dashur të kishte ndoshta para 10 vitesh.

FRI- dega në Kërçovë do të vazhdojë të realizojë aktivitete të këtij lloji edhe aktivitete të tjera në këtë sferë.

Si udhëheqës të këtij debati ishin Mazllam Osmani dhe Muhamed Mehmedi.

Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë me këtë rast ndahu mirënjohje për disa veteranë të arsmit në Kërçovë në mesin e të cilëve kishte edhe të atillë që më nuk jetojnë në mesin tonë por ju ndanë mirënjohje post mortum.

Donatorë të këtij aktiviteti ishin: H/R Arabella, Viktoria, Skender Qerimi dhe Sponsor medial TV Uskana.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!