Jashtëtokësorët është një emërtim që tregon qenie që nuk jetojnë në Tokë dhe nuk rrjedhin prej saj.
Tashmë një kohë të gjatë spekulohet për ekzistencën apo jo të këtyre krijesave të çuditshme, por pasi që nuk ka dëshmi dhe prova të bindshme për jetën jashtëtokësore, shkencëtarët e kanë hedhur poshtë qenësinë e tyre.
Gati është bërë përditshmëri që qytetarë nga pjesë të ndryshme të botës të lajmërojnë se kanë parë objekte të paidentifikuara në qiell (UFO), por këto nuk merren seriozisht, pasi shumë herë është zbuluar se këta qytetarë kanë bërë manipulime të ndryshme me fotografi, vetëm që të përfitojnë materialisht.
Disa meteoritë shfaqin gjurmë që për ngjasojnë me mikro-organizmat primitive të tokës, por provat nuk kanë përfunduar.
Shumë shkencëtarë besojnë se n.q.s. do të kishte jetë jashtëtokësore ajo është zhvilluar në mënyrë të pavarur në vende të ndryshme të gjithësisë.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!