Kryetari i Unionit të dijetarëve islam, Dr. Jusuf El Kardavi, ka dhënë fetvan për vrasjen e tiranit Muamer El-Gadafi, për arsye se ai, për vrasjen e popullit të tij, përdor aeroplanë bombardues dhe mercenarë të huaj.
Dr Kardavi në intervistën e tij për Kanalin ‘Eljeezira’ të hënën në mbrëmje ka kërkuar nga udhëheqësit ushtarak, oficerët dhe ushtarët e ushtrisë libiane që të mos dëgjojnë dhe të mos i binden urdhrave të Gadafit për të vrarë popullin e tyre, sepse kjo bindje dhe ky nënshtrim sipas Islamit është Haram (i ndaluar), ngase nuk ka bindje ndaj krijesës në mosbindjen ndaj Krijuesit.
Dr. Kardavi ka thënë: “Tani po nxjerrë fetvanë për vrasjen e Gadafit, atëherë cilido oficer, ushtar apo person tjetër që ka mundësi ta ekzekutojë atë, le ta ekzekutojë për të shpëtuar popullin libian dhe kombin nga e keqja e këtij njeriu që është i çmendur.” Pastaj vazhdoi duke thënë: “Nuk lejohet për asnjë oficer që t’i bindet urdhrave të Gadafit, ti bindet padrejtësisë dhe shtypjes.”
Vrasja e popullit të tij me këto mjete, është nga mëkatet e mëdha, andaj i drejtohem oficerëve që gjenden për rreth Gadafit me fjalën e Allahut xh.sh. ku thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi ku do të jetë i përhershëm në të. Hidhërimi dhe mallkimi i Allahut do të jetë mbi te dhe për të do të ketë ndëshkim të madh.”
Apeli i Kardavit ushtrisë libiane
Dr. Kardavi ushtrisë libiane iu drejtua me këto fjalë: “Ju nuk jeni më pak atdhetar se ushtria e Tunizisë që refuzoi urdhrat e kryetarit tani më i ikur që t’i vrasin protestuesit e tyre. Ju gjithashtu nuk jeni më pak atdhetar se ushtria e Egjiptit e cila e mbrojti revolucionin dhe nuk pranoi të zbatojë urdhrat e Mubarakut.”
(Eljazeera / Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
elhamdulilah per ket kshill inshaallah dota pranojn ushtrija e gadafit dhe dota ekzekutojn gadafin si nje qen.,