Ushqimet e modifikuara gjenetikisht, rrezik apo jo për qenien njeri

Shkruan: Dr. Shaban Sulejmani

Ushqimet e modifikuara gjenetikisht, rrezik apo jo për qenien njeri

Në kuadër të ajeteve kuranore me një dimension shumë të gjërë na paraqitet edhe fjala e Tij ku thuhet “…ua lejon ushqimet e mira dhe ua ndalon ushqimet e këqija” (7:157), që reflekton një filozofi dhe urtësi të veçantë që për qëllim ka ruajtjen e jetës fizike dhe shenjtërinë e saj. Ajo arrihet duke i kushtuar kujdes ushqimeve dhe pijeve që ai i konsumon, që vetëm ashtu mund të kontribuon në ruajtjen e gjësë më të shtrenjtë të cilën e ka të dhuruar nga Allahu jetën gjegjësisht shëndetin fizik. Diçka e re që për popullatën tonë pos që është interesante, është dhe mjaft sfiduese dhe e paqartë në fushën e ushqimeve llogaritet çështja e ushqimeve me OMGJ. Shkurtesa OMGJ e deshifruar si organizëm i modifikuar gjenetikisht, nënkupton faktin se gjenet që janë përbërëse të një produkti ushqimorë, kanë pësuar ndryshime, dhe ashtu të modifikuar me organizma tjerë të “huaja” më nuk janë ato që natyrshëm kanë qenë në esencë ashtu të krijuara nga Allahu.

Kohëve të fundit jeta fizike e njeriut nuk po kërcënohet vetëm se me anën e forcës fizike, por si duket me një mënyrë ironike, kinse po shfaqë interes për njeriun, vet njeriu po rezikon veten dhe soin e tij njerëzorë. Këtë po e bën pikërisht duke i ofruar atij ushqime “fantastike“ me një “hiper kualitet” që ashtu më lehtë, dhembshurinë që ndien për mungesën e ushqimit, ta zbusë “varfërinë” me anë të ushqimeve me OMGJ.

Dekadave të fundit mund të lexojmë shkrime të ndryshme mbi atë se nga ana e Komisionit Evropian, për sa i përket sigurisë së ushqimeve të padëmshme për njerëzit po miratohen rezoluta të ndryshme. Viteve të fundit, e sidomos këtë vit, po ndihet mungesë e madhe e grurit, ndërsa mungesa e ujit të pijshëm si një problematikë akoma aktuale gjithashtu përfshiu përmasave mjaft të gjëra.

Një lloj misri për konsum njerëzorë i modifikuar gjenetikisht, pos që mbulon mungesën e misrit ajo ka dhe një qëllim të caktuar, që është prodhimi i një substancë që vjen nga bakteriet që vrasin insektet dëmprurëse, e krijuar nga një kompani zvicerane me emrin Syngeta.

Sipas rregullave europiane, të gjitha ushqimet për konsum njerëzorë duhet të kenë të shkruar në etiketë se kanë organizma të modifikuara gjenetikisht. E natyrshme është që njeriu të ketë dyshime kur ai si konsumatorë do ta blejnë një lloj ushqimi, të pakonzervuar apo të pa konservuar, i modifikuar gjenetikisht ligjërisht apo jo. Ndonëse mbi çështjen e ushqimeve të modifikuara gjenetikisht popullata e vendit tonë nuk ka njohuri të mjaftueshme, të mos them as elementare, brengoset apo së paku duhet të brengoset, ngase kështu edhe në shumë vende evropiane, të cilat kanë njohuri më të shumta mbi këtë problematikë, ka një dyshim të përhapur për ushqimet e modifikuara gjenetikisht.

Në Bruksel gjatë viti 2004 u organizua takimi i dytë “Open Day” mbi standardizimin në fushën ushqimore, për organizatat Europiane dhe ndërkombëtare. Qëllimi i Open Day është një shtysë që Komiteti Europian i Standardizimit (CEN) të përmbushë objektivat e tij primare në përgjigje të nevojave të shoqërisë dhe të tregut, si dhe e përfshirjes së të gjithë grupeve të interesuara në projektet e standardizimit. Gjatë kësaj konference me të drejtë u konstatua se industria ushqimore llogaritet njëri nga sektorët ku duhet të vehen më shumë rregulla se sa në sektorët tjerë.

Para se gjitha kemi të bëjmë me shëndetin e njeriut, i cili dhe për të cilin bëhet e gjithë kjo veprimtari. Në një numër të shitoreve tona lirisht mund të thuhet se nuk ka një inspektim të rreptë dhe një kontrollë permanent të inspektimit të ushqimeve për konsum njerëzorë. E vërtetë e pakontestueshme është fakti se ekziston një mungesë e madhe e informimit të publikut të gjërë për produktet gjenetikisht të modifikuara, që paraqet mungesë transparence në sektorët përkatës. Si duket nga kriza e krijuar me grurin këtë vit, do ta llogarisim si të “mirëseardhur” atë që BE-ja, në të cilën familje dhe ne po admirojmë të jemi, ka aplikuar disa lloje të ushqimeve, e në këtë kuadër edhe të misrit, dhe të ushqimeve të tjera të modifikuara gjenetikisht, si konsum i lejuar për shitje.

Janë bërë përpjekje të mëdha nga shumë organizata mbi sigurinë e ushqimeve. Problematika e parë që kërkohet për të pasur një gjeneratë me ushqim të shëndoshë nevojitet një legjislacion i mirëfilltë i shtetit, duke miratuar kështu një ligj të fuqishëm jo vetëm se si një dekor ligjorë, por me një efikasitet ligjorë mbi ushqimin. Po ashtu të zbatohet në përpikëri Rregullorja mbi kontrollin zyrtar ushqimor dhe ushqimin, gjithashtu duke mos injoruar me këtë rast miratimin e një legjislacion mbi higjienën në ushqime.

Organizmat e modifikuara gjenetikisht mund të kenë rreziqe të kërcënojnë njeriun, ngaqë ato janë organizma që ndryshojnë nga ato natyrale. Për nga aspekti kuantitativ ia tejkalojnë ushqimeve natyrale, ndërkaq për nga aspekti kualitativë ato mund të jenë të dyshimtë, ngase kanë ndërhyrjen e qenies njeri dhe janë paksa artificiale në krahasim me ato natyrore të cilat Allahu i ka falur në natyrë. Natyra e njeriut e krijuar nga Allahu është krijesë së cilës i përshtaten dhe nuk i dëmtojnë asgjë nga konsumi natyrorë i padëmshëm të cilin Allahu e bëri të dobishëm për shëndetin e tij. Prandaj, ngatërrimi i kësaj mënyre të përbërjes strukturale të ushqimeve dhe rruga ndryshe, jonatyrore nga ajo që vije konsumi ushqimorë si prodhim i fundit për njeriun, s’do mend se ka hapësirë për të dyshuar mbi ushqimet të modifikuara gjenetikisht.

Futja e gjallesave të ndryshme që nuk janë autoktone, ndonëse janë edhe ato kushtimisht thënë “natyrale”, pos tjerash shkaktojnë ndryshime në mjedis, në biodiveristet që mund të llogarisim dhe një lloj i veçantë i krimit. Aktualisht në shumë vende evropiane, që është mjaft interesante Zvicra duke e fokusuar interesin e sajë në përfitime material, marketet ushqimore nuk pranojnë ushqime me modifikime gjenetike, për shkak të frikës së humbjes së konsumatorëve.

Në Bruksel para disa viteve shumica dërmuese e shteteve votuan kundër sa i përket ndalesës për hyrje të OMGj-Organizmave të Modifikuara Gjentiksiht nga SHBA e cila llogaritet nga shtetet më të mëdha me eksport të ushqimeve me OMGJ. Më konkretisht ushqimet me OMGJ që janë jo legalisht të modifikuar gjenetikisht nuk lejohen të futen në shtetet evropiane.

Është çudi e madhe për njeriu se nuk din edhe më të kupton qartë se jeta, gjëja më e shtrenjtë që i është dhuruar nga Allahu, si rezultat i globalizimit, është shndërruar si një “lloj prodhimi ultimativ”. Në botën e ashtuquajtur të tregtisë së lirë, planetin Tokë e ka zëvendësuar Jeta, gjegjësisht inxhinieria gjenetike ka filluar të krijojnë koloni të reja për t’i thith ato ashtu sikur një gjakpirës që thith gjakun pa dhimbshëm.

Si duket më toka, malet, lumejt, oqeanet e atmosfera është ndotur. Kapitali, për njerëzit të cilëve jetën dhe gjithçka në jetë e ndërlidhin me pasuri, tash duhet të gjejë ndonjë koloni tjetër që ta shëndroj duke e arkëtuar dhe vendosur në pasurinë e tyre të majme. Ska kush tjetër më që mund të sjellë profitë marramendëse pos trupi i njeriut, bimët, kafshët dhe ajo që u nevoitet atyre për jetë. Nëse shekulli XX ishte shekulli i naftës, në bazë të rrjedhave të kohës si duket shekulli XXI do të jetë shekulli i biologjisë dhe familjes së sajë dhe inzhinjerisë gjentike dhe familjes së sajë.

Korporatat e mëdha kimike janë riemëruar me “pa të drejtë” në “Korporata mbi njohuritë mbi jetën” dhe mundohen, duke bërë luftë të pa mëshirshme, që mbi jetën si dhuntinë më të madhe nga Allahu, të kenë fjalën e tyre “vendimtare”. Në të kaluarën ruajtja dhe kultivimi i një fare për t’u mbjelluar që dikur ishte obligim i shenjtë ndaj Tokës, sot është shëndruar në krim të lloi të vet. Mirëpo njerëzit të hutuar, në garim par exselans, pas pasurisë e hulumtimve shkencorë, duke bërë programim selektiv të AND-së të një bime apo produkti tjetër, thënë kushtimisht duke “determinuar” produktin ushqimorë, aplikojmë një teknologji ushqimore terminatore, me çrast edhe njeriu i pa udhëzuar në bujqësi, e të mos falsim për bujkun, se i rrezikohen mjetet për jetesë.

Allahu deshi që ushqimi, e në rend të pare uji t’u sigurojë jetë të gjitha qenieve të gjalla në Tokë, por si duket këto janë vetë sendet më shumë se asgjë tjetër të rezikuara dhe atë për shkak të kontaminimit të tyre, dhe për shka se janë shëndruar në artikull manipulimi.

Industrializimi i përmbajtjes së ushqimeve na ka dhuruar ne çmendurinë e kafshave, kancerin etj., ndërkaq në anën tjetër inzhinjeria gjenetike po sjell rreziqe të reja në zinxhirin e korporatave ushqimore. Kontaminimi gjentik i ushqimeve është shkak i shumë çregullimeve shëndetsore. Hulumtues të ndryshëm sqarojnë se çfar reziqesh mund të ketë në jetën njerëzore dhe tek kafshët, aplikimi i inzhinjerisë gjenetike. Në vijim po cekim disa nga to:

1) Reaksionet toksike apo alergjike mund të paraqiten si pasojë e prodhimeve transgjentike apo një lloj interakcioni mes atyre prodhimve dhe prodhimeve natyrore.

2) Përdorimi i pesticidev të shumta tek rendimentet bujqësore, bereqetet e mbjellura rezistente ndaj tyre mund të jetë shkak i shumë sëmundjeve të fushave dhe të ndotë ujin aty

3) Përhapjen e gjeneve që janë rezisten ndaj shumë antibiotikëve në zorët e bakterieve patogjene

4) Përhapjen e virtualitetit mes gjeve patogjene në mesin e llojeve që viëjn si rrjedhojë e transferit horizontal dhe rikombinimin e tyre.

5) Mundësia e tresferit horizontal të gjeneve dhe rikombinimi i tyre me crast do të bëheshin bakteri patogjene dhe viruse të reja.

6) Mundësie e infektimit të gjendrave në organizëm pas konsumimi të këtyre ushqimeve që do të vinte gjer te regjenerimi i viruseve dhe mundësia e dëmtimit të qendrës së genomit që mund të ketë pasoja marmendëse, duke pas paradysh këtu edhe kancerin, etj.

Është vërtetuar se të gjitha ushqimet të modifikuara gjentikisht përmbajnë në vete rezistencë ndaj antibiotikëve, që mund me shpejtësi të shpërndajnë atë rezistencë në tërë organizmin. Shumë bimë janë rezistent ndaj viruseve që sjellin sëmundje që ka ardhe duke venduar bimëve konkrte gjenin e proteinit që e sulmon këtë virus që jep rezultat pozitiv, mirëpo ky gjen mund të shkakton sëmundje tjera. Ekziston mundësia me këtë rast që ato gjene të rekombinohen dhe të shfaqet ndonjë virus tjetër, e kjo mund të sjellë në ndonjë epidemi me përmasa katastrofale.

Dihet që bima për t’u zhvilluar i nevoitet uji. Por si duket se keqpërdorimi më i madh që bëhet mbi një pasuri natyrore është pikërisht uji. Në bazë të vlerësimeve të Bankës Botërore “në vitet që vijnë lufta do të zhvillohet për ujë”.

Sot, mëse mbi tridhjetë shtete, rezikohen për mungesë të theksuar të ujit, ashtu që në bazë statistikave të ndryshme botërore gjer më vit. 2025, 2/3 e njerëzisë do të ballafaqohet me mungesë të ujit. Fakti që sot në teritorin e Makiladorës në Meksikë ujë për pija ka aq pak saqë foshnjet dhe fëmijët pinë Koka-Kollë (Coca-cola) dhe Pepsi, është një realitet i pakontestueshme. S’ka dyshim që korporatave të mëdha si ajo e Koka kollës u ka sjellë të ardhura të mëdha, duke e shfrytëzuar kështu mungesën e rezervave të ujit në këtë vend.

Si duket jeta ka humb “hyjsinë” e saj, dhe njeriu i dobët nuk po mund të arrijë gjer tek pasuritë natyrore që Allahu i ka krijuar për të gjithë, për shkak se më ato po kontaminohen nga “truri i helmuar” i njeriut “modern” që thirret në shkencën e tij (në të arriturat sidomos në fushën e inxhinierisë gjenetike e asaj bioteknologjike dhe biologjisë) me ç’rast vet po e rrezikon jetën e tij. Shekulli XX ishte rrezikimi nga radioaktiviteti, e shek XXI do të jetë rrezikimi nga mbeturinat transgjene që në përmasa marramendëse do ta rrezikon, jo vetëm sojin njerëzorë, por atë organike e joorganike me pasoja të paparashikueshme.

Në Maqedoni me 15 Korik të vitit 2002 kur në nr.54, u shpall në “Gazetë zyrtare”, “Ligji për siguri të ushqimit, prodhimeve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimet” me ligj filloi të rregullohet kjo çështje. Kështu në kapitullin e pare, ku parashihen rregulla të përgjithshme, në nenin 1 dhe 2 në mënyrë të përgjithshme u përshkruan të gjitha parimet të përgjithshme që duhet t’i përmban ushqimi dhe u sqarua se çka mund të jetë ushqim i sigurt dhe kur mund të jetë ai i tillë. Në kapitullin e tretë (neni 5,6,7,8) ku flitet për sigurimin e ushqimet nuk ceket aspak se ushqimi i cili është i modifikuar gjenetikisht duhet të përmban atë etiketë, deklaratë gjegjësisht që ushqimi i ofruar blerësve është ushqim me OMGJ-i modifikuar gjenetikisht apo është pa OMGJ, që mendoj se është një e padrejtë dhe për këtë duhet blerësi të jetë i informuar se çfarë ushqimi blen dhe do ta konsumon. Mendoj se ushqimet me OMGJ qofshin me prejardhje bimore apo shtazore, nuk duhet t’u ofrohet njerëzve, gjersa ato nuk kontrollohen detajisht. Me atë rast kur u ofrohet një zgjedhje e ushqimeve me OMGJ e nuk janë përfundimisht apo legalisht të modifikuara mund të rrezikojnë direkt shëndetin e tyre, dhe kështu po i jepet mundësia që legalisht të rrezikon jetën e tij, veprim ky që nuk është aspak ligjore dhe morale. Zoti në Kuranin Famëlartë thotë : “dhe mos e hidhni veten në rrezik (zhdukje dhe shkatërrim)…“ -(2:195); “…u janë të lejuara të gjitha ushqimet e mira..” -(5:4); “..ua lejon ushqimet e mira dhe ua ndalon ushqimet e këqija” -(7:157); “gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar si kënaqësi për ju…” -(5:96).

P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!