Ministresha gjermane e Drejtësisë, zonj. Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, ka shkruar një artikull për gezetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku thekson se Islami meriton të njëjtin tretman, siç e meriton edhe Krishterimi.
Ky artikull i ministreshës gjermane është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë së Gjermanisë.
Në shkrimin e ministreshës Sabine Leutheusser- Schnarrenberger, theksohet se debati i sotshëm në lidhje me Islamin është duke u mbështetur në paragjykime, e jo në dituri dhe informacione të sakta.
“Muslimanët nuk duhet të trajtohen vetëm si një grup. Secili është i obliguar që t’i respektojë ligjet dhe secilit i janë garantuar të drejtat themelore njerëzore”, thekson ajo.
Ajo më tej, duke folur për Islamin, thekson: “Duhet mësuar shumë më shumë për Islamin, para se të fillojmë të japim kritika për të.”
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!