Mbreti Abdullah, shumë i sëmurë

Mbreti i Arabisë Saudite, 86 vjeçari, Abdullah Ibn Abdulaziz Al-Saudi, mësohet se është duke u përballur me një sëmundje shumë të rëndë.

Edhe pse Rijadi zyrtar nuk i tregon informacionet e sakta në lidhje me shëndetin e mbretit Abdullah Ibn Abdulaziz Al-Saud, është evidente se mbreti, tani më, ka një kohë të gjatë që është shumë i sëmurë, për çka, me muaj, është shëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka pasur operacione të vështira në zemër.

Sipas disa njoftimeve mediatike, mbreti Abdullah, ka pasur një sulm të fortë në zemër, gjë që i ka shkaktuar edhe probleme mentale.

Mbreti Abdullah për momentin gjendet në rezidencën e tij në Marok.

Nga ana tjetër, qeveritarët saudianë nuk dëshirojnë që të japin më shumë informacione në lidhje me shëndetin e mbretit Abdullah, pos që thonë se mbreti është mirë me shëndet. Por, mos shfaqja e tij në publik, lë të dyshohet, me të vërtetë, për shëndetin e tij.

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Hisen

    Allahu eshte i madh, asgje nuk jet per at dynja, te gjitha kthehen ne ket bote. E per atje, do ta presin edhe shum sulme te tjera, si ne zemer, koke, e gjithandej.
    inshAllah Vehabit te tjere marrin mesim dhe largohen nga ideologjite e tyre te prishura. KY ESHTE DENIM I ALLAHUT xh.sh.

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!