Veprat dhe cilësitë që e mbrojnë besimtarin

1. Abdesi

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s, ka thënë: “Abdesi është arma e besimtarit.” [1] Kur besimtari merr abdes, atë Allahu i Madhërishëm e mbron nga hamendësimet, epshet, njerëzit e këqij, syri i keq dhe magjepsës, si dhe nga mëkatet.

2. Duatë dhe dhikri

Në këtë temë do të përmendim disa dua dhe dhikre, ndaj lusim Allahun, xh. sh., që të na ndihmojë në leximin e tyre në mëngjes e mbrëmje, si dhe para se të flemë.

Ajetul-Kursia – Ky ajet ka një domethënie të madhe tek besimtarët, dhe ata ndaj tij sillen me një respekt të veçantë. Dobitë e këtij ajeti mund ti dinë vetëm ata që vazhdimisht e lexojnë. Për këtë arsyeje, Ibn Kajjimi thotë: “E lus Allahun e Madhërishëm që të më bëjë të jetojë deri sa nuk shkruaj vëllime librash të komentimit të këtij ajeti dhe gjersa nuk u tregoj njerëzve për thesaret e vazhdueshme të cilat janë të fshehura në të. “Megjithatë Ibn Kajjimi vdiq para se të arrij ta plotësoj dëshirën e tij.

Muslimani i cili e lexon këtë ajet Kur’anor, ai është në mbrojtje të Allahut, xh.sh.
Ajetet e fundit të sures El- Bekare – Aliu r.a, për dy ajetet e fundit të sures El-Bekare, ka thënë: “ Habitem me muslimanin i cili bie në gjumë dhe nuk i lexon ajetet e fundit të sures bekare.

Suret El-Felek dhe En-Nass – I Dërguari, s.a.v.s., njërit prej shokëve të tij i tha: “Para se të flesh lexo: Kul-huvallahu-ehad , Kul-eudhu brabbil- felek, dhe Kul- eudhu birabb-nas, dhe këto do të mbrojnë nga çdo e keqe. [2]

Fjalët: “ Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, të Vetmit i cili nuk ka shok, dhe Atij i takon i tërë pushteti dhe falënderimi; Ai jep jetën dhe vdekjen dhe Ai është i plotfuqishëm.” Atij i cili lexon këto fjalë në mëngjes e mbrëmje nga njëqind herë, premtohet nga Allahu se do të përgëzohet me katër të mira dhe kjo përmendet në Sahihun e Buhariut. Ka për t’iu shkruar njëqind vepra të mira kurse i fshihen njëqind të këqija. Shpërblimin do ta ketë sikur me i liruar dhjetë robër. Kjo do t’i jetë mbrojtje prej shejtanit gjatë tërë ditës deri në mbrëmje dhe askush në ditën e gjykimit nuk do të vij me diçka më të mirë, përpos njeriut i cili ka lexuar të njëjtën apo edhe më tepër nga ajo. [3]

Mbrojta më e mirë për muslimanin është leximi i Kur’anit dhe fjala” La Ilahe Il-lallah”. Si mund që njeriu të jetojë në këtë botë pa lexuar diç nga Kur’ani? Si ka mundësi që ditët dhe netët t’i kaloj, e të mos lexoj nga Kur’ani fisnik?

Nafiu, nxënësi i Abdullah ibn Omerit rrëfen se : “ Ibni Omeri, r.a., nuk bënte asgjë kur ishte në shtëpinë e tij veç se merrte abdes dhe lexonte Kur’an.”

Ajo që më së shumti do ta bënte të lumtur besimtarin dhe që do t’ia hapte zemrën e tij, është falja e dy reqateve në pjesën e tretë të natës, madje edhe disa minuta para ezanit të sabahut.

Ashtu i qetë ngrihet për namaz , në kohën kur Allahu, xh.sh., zbret në qiellin e tokës, atëherë kur pjesa dërmuese e njerëzve flenë, atëherë kur nuk ka biseda dhe fjalë të kota. Atëherë, Allahu, xh.sh., pyet: – A ka ndonjë që lutet, e ta plotësoj lutjet e tij? A ka ndonjë që kërkon diçka, dhe ti dhurojë? A ka ndonjë që kërkon falje, dhe t’ia fal ë atij? [4]

E ç’mendon për një besimtarë i cili në këto çaste i lutet Allahut të Madhërishëm?

Allahu xh.sh, pyet : “ A ka ndonjë që kërkon falje? E ti në Ato çaste thuash: “ Allahu im më fal mua.” A ka ndonjë që lutet, e ti përgjigjem? – E ti thuash: “ O Allahu im përgjigju mua, më jep mua.” Ky pra është suksesi më i madh që mund të arrij besimtari.

Prej veprave që e mbrojnë besimtarin llogaritet edhe falja e nafileve, veprave të mira vullnetare, për arsyeje se Allahu, xh.sh., në një Hadith Kudsijj thotë: “Robi im vazhdon të më afrohet gjithnjë me vepra vullnetare deri sa unë ta dua atë. Dhe kur unë e dua, atëherë Unë jam Dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi më të cilin shikon.” [5]

Punoni sa më shumë vepra të mira, që Allahu i Madhërishëm t’ju dhuroj çdo të mirë.

Bekimet e Allahut, xh.sh., qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin, a.s, mbi familjen dhe shokët e tij.

________________
[1] Ky hadith nuk është I fortë dhe se nuk e kam hasur në asnjë përmbledhje, por shënohet hadithi: “Vetëm besimtari kujdeset për abdesin e tij.” E shënon Ahmedi me numër 12873, 21908, 21972, 21930, ndërsa ibni Maxhe me numrin 277, Darimiu me numrin 655.
[2] Shënon Ebu Davudi me numrin 5082, Nesai, 5429, et,
[3] Buhariu ( 3293, 6403), Muslimi ( 2691)
[4] Buhariu ( 1145, 6321, 7494) Muslimi (2691)
[5] Shënon Buhariu nr. 6502

________________
Autor:
Aid El-Karni

Libri:
Bedemi Allahove zastite”, Bookline, 2008., fq. 109-111.

Përktheu:
M. Alija

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. a..

    ALLAHU ESHTE NJE 

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!