Libi: Komitetet revolucionare kërcënojnë protestuesit

Komitetet Revolucionare në Libi janë kërcënuar me përgjigje “të prerë dhe të dhunshme” protestuesve kundër qeverisë.

Në deklaratën e komiteteve, të cilat konsiderohen shtylla e regjimit të Muamer Gadafit, thuhet se ata që do ta kapërcejnë vijën e kuqe do “bëjnë vetëvrasje”.

Mesazhi kundër “aventurierëve” vjen pas protestave të mbrëmshme në atë që u quajt “Dita e Zemërimit” kundër qeverisë.

Mijëra veta dolën në rrugët e Bengazit, qytet i dytë më i madh në vend si dhe në qytetin fqinj al-Baida.

Human Rights Watch tha se përleshjet e forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë lënë 24 të vdekur./BS/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!