Kolla dhe llojet e saj

Ekzistojnë kolla të ndryshme: të thatë, me dhimbje, kronike… Shpesh nuk u kushtojmë vëmendje. Është koha që më në fund t’i kushtoni vëmendjen e duhur që të mos hasni në probleme edhe më serioze. Nuk do të ishte ide e mirë të mos i kushtoni rëndësi kollës ngase mund të tregojë simptomat e një sëmundje tjetër.

Kolla e thatë

Disa njerëz shpesh kanë probleme me kollë të thatë, e cila shfaqet dhe zhduket herë pas here, por kurrë nuk zhduket përgjithmonë. Një kollë e tillë në rastet më të shpeshta shfaqet gjatë ditës dhe zgjat deri dhjetë minuta. Në rastet më ekstreme kjo kollë mund të shkaktojë edhe inkontinencën. Një kollë të tillë nganjëherë edhe vetë mjekët e paraqesin si të pashpjegueshme, por është zbuluar se këtu bëhet fjalë për ndjeshmërinë e organeve të frymëmarrjes dhe gazrave që vijnë nga lukthi. Nëse një problem si ky zgjat për një kohë më të gjatë, detyrimisht duhet lajmëruar mjekun.

Kolla kronike

Edhe pse kjo kollë nuk prodhon mukozë, personat mund të kenë ndjeshmërinë se mukoza shfaqet nga ana e brendshme e fytit dhe që kollitet brenda trupit e jo jashtë tij. Nganjëherë krijohet një ndjenjë se keni një gungë në fyt. Në rast të ftohjes apo ndonjë infeksioni lajmërohet refleksi në të kollitur në të cilin mukoza ngjitet për fyt. Një gjendje si kjo mund të shërohet me sukses, e nëse ju mundon kolla irrituese, natyrisht konsultohuni me mjeku rreth terapisë.

Kolla e thatë dhe vështirësitë në frymëmarrje

Një kollë si kjo mund të përcillet me vështirësi në frymëmarrje, por pa mukozë. Më së shpeshti shfaqet në mbrëmje dhe gjatë ditës. Kjo kollë zakonisht lajmërohet pas një ftohje mjaft serioze apo infeksioneve të tjera respiratore dhe mund të shkaktohet si pasojë e ndjeshmërisë së organeve të frymëmarrjes. Një kollë si kjo nuk zgjat shumë dhe zhduket vetvetiu. Por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë detyrimisht vizitoni mjekun.

Kolla e thatë me ngërçe

Sulmet në kollën si kjo fillojnë në pjesën e fundit të fytit, që mund të sjellë edhe vjellje. Një lloj të tillë të kollës e shkaktojnë ilaçet, sidomos ato që marrin personat që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.

Kolla me dhimbje

Kolla që shfaqet sidomos në mëngjes mund të jetë shumë e dhembshme. Në disa raste vjen deri tek pështyma që mban ngjyrë të verdhë të gjelbër. Krahas kësaj mund të shfaqen dhimbje edhe në gjoks, probleme në frymëmarrje dhe mbyllje të hundëve. Një kollë si kjo e shkakton bronkiti akut. Kryesisht lajmërohet pas infeksioneve të organeve të frymëmarrjes dhe më së shpejti shkaktohet prej viruseve, por në 10% të rasteve shkaktohet edhe nga bakteret. Ilaçi më i mirë për situata të tilla është pushimi në shtrat dhe konsumimi i shumë lëngjeve.

Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. artur xhengo

    jam nje 38 vjecar.kam nje kolle qe me rri ne fyt gjith vitin pa shkeputje ose nje vit e gjys .kur kollitem fort nxjerr edhe sekrecione ngjyre roze ose pika gjaku.kam perdorur nje sprajt nga fyti.me ktheni pergjigje ju lutem

  2. netta

    PoO koolli i that esht pak me i leht kurse kolli kronik esht shum i keq sepse te dhemb gjithkund

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!