Në shtetin Baskë, gjatë muajit dhjetor, 24 asociacione islame kanë formuar Këshillim islam. Ky këshill ka për qëllim përfaqësimin e bashkësisë islame, dhe të jetë bashkëbiseduesi i vetëm i qeverisë rajonale.
Këshilli i muslimanëve baskë është i hapur për të gjitha shoqatat kulturore, fetare dhe politike të cilat, në përgjithësi, përbëhen prej muslimanëve që punojnë në normalizimin e Islamit në shoqërinë baske.
Momentalisht, këshilli përbëhet nga muslimanët e vendeve siç janë Maroku dhe Algjeria, por mundohet t’i përfaqësojë edhe muslimanët nga Senegali, Pakistani, dhe vendet tjera.
Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!