Saleh: Largohem në vitin 2013

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka deklaruar se nuk do të kërkojë të vazhdojë presidencën e tij, kur të përfundojë mandati i tij aktual më 2013, transmetojnë agjencitë. Gjithashtu, ai u zotua se nuk do të kalojë pushtetin tek i biri.

Saleh i bëri këto komente para parlamentit dhe përfaqësuesve të ushtrisë, duke theksuar se “koncesionet” ishin në të mirë të vendit.

Opozita në Jemen ka kërkuar mbajtjen e një tubimi të madh të enjten, ku do të protestohet kundër presidentit aktual.

Jemeni, siç njofton REL, është një nga vendet më të varfra në botë, që njëherësh përballet dhe me terroristët e al-Qaedas brenda territorit të vetë. Saleh ka qenë një bashkëpunëtor i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!