Disa dijetarë të ashtuquajtur selefi në Egjipt duke kritikuar qëndrimet e fundit të dijetarit të madh Jusuf Al Kardavi, thanë se veprimi i tij ishte jashtë kornizës së legjislacionit islamik.
Televizioni ‘Ixhtihad’ duke cituar rrjetin egjiptian ‘Anbaukum’ bënë të ditur se Shejh Ibrahim Raf’at, aktivist selefit i Egjiptit dhe dr. Muhamed Al Saidi, pedagog në Universitetin ‘Umul Kur’a’ në Egjipt, duke kritikuar ashpër deklaratën e Shejh Jusuf Kardavit, theksuan:
“Ngjarjet që po ndodhin këtyre ditëve në Egjipt për ta larguar nga pushteti Hosni Mubarakun, nuk mund të justifikohen me sheriat dhe islami nuk lejon që një funksionar të shkarkohet në këtë mënyrë.”
Ata duke shprehur keqardhje me kërkesat e Kardavit në lidhje me largimin e Hosni Mobarakut, theksuan se Jusuf Kardavi ka vepruar jashtë dispozitave të sheriatit dhe deklaratat e tij nuk i ngjajnë një dijetari fetar.
(Irib)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Jusuf Al Kardav eshte dijetar me merite,.dijetarët si ky janë trashëgimtarë të Profetëve. Kardavin dituria dhe drejtesia nga I vogel e beri te madh, sic thote nje dijetar islam ishim te vegjel dhe me dituri e derjtesi Zoti na ngriti e na beri te medhenj.
Kta dijetar qe kundershtojne kardavin, jane thjesht pseudo-dijetar, dhe jane kukulla te familjes mbreterore.
Nuk ka islam te mirefillt ne saudi, edhe pse pretendohet per “selefizem”. Larg eshte Islami dhe selefizmi (i ktyre sot). Piunat e mallkuar pro-zionist e anti-musliman! Veq interesin e vet personal e shikojn!
une nuk dua te gjej te metat e dikujt, por du te them se nese ne Arabine saudite do te zbatoheshte sheriati 100% muslimanet nuk do te ishin ne kete gjendje ku jane. por sipas sheriatit ata oligohen t’u dalin ne ndihme msulimaneve kudo qofshin. Nese ke lexuar sado pak historine islame, do te kishe hasur rastin kur Halifeja Abasid El-Mutesim ngriti krejt ushtrine per nje rob qe ishte zene nga bizantet. cfare ben kjo Saudi me sheriatin 100% per t’i ndihmuar muslimanet e botes. Kur Selman El-farisiu erdhi dhe pranoi islamin, pejgmaberi nuk i tha se ti nuk ke te drejte te behesh qyetater i ketij vendi, sic bene kjo mbreteri tagutiane sot.