Lidhja e duarve, nën kërthizë, është sunnet

Lidhja e duarve nën kërthizë

Nga Haxhaxh ibn Hassani transmetohet se ka thënë: “E kam pyetur Ebu Mixhlezin[1]: “Si i ka mbajtur duart Pejgamberi i Allahut në namaz?” Ai ka thënë: “E ka vendosur pjesën e brendshme të shuplakës në pjesën e jashtme të shuplakës nën kërthizë.” [2]

Nga Ibrahim En-Nehaiu transmetohet se duke e përshkruar vendosjen e duarve të Pejgamberit të Allahut në namaz ka thënë: “E ka vendosur të djathtën mbi të majtën nën kërthizë.” [3]

Nga Aliu transmetohet se ka thënë: “Nga sunneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë.” [4]

Më i dobëti ndër transmetuesit e këtij hadithi është Abdurrahman ibn Is’hak Ebu Shejbe El-Vasitiu, për të cilin Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: “Tirmidhiu e ka konsideruar nga njerëzit e hasen hadithit, kurse Hakimi hadithet e tij i ka konsideruar për sahihë, sikurse edhe Ibn Huzejme.” [5]

Ebu Ma’sheri transmeton nga Ibrahim En-Neh’aiu se “ai në namaz e ka vendosur dorën e tij të djathtë mbi dorën e tij të majtë nën kërthizë.” [6]

Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin e Allahut se e ka vendosur dorën e djathtë mbi të majtën nën kërthizë.” [7], [8]

Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: “Nga sunneti në namaz është vendosja e shuplakës mbi shuplakë nën kërthizë.” [9]

Muhammed Tekijj El-Uthmani thotë: “Vendosja e duarve nën kërthizë është mendimi i Ebu Hanifes, Sufjan Eth-Thevriut, Ibn Rahivejhiut, Ebu Is’hak El-Mervez Esh-Shafi’iut, ky është një nga rivajetet nga Maliku sikur edhe mendim i zgjedhur te hanbelitët dhe Ahmedi sipas rivajetit të El-Hirekiut nga ai.” [10]

Gjithashtu, ky është mendimi i Ibn Kudame El-Hanbeliut.

Sa i përket femrave, atyre iu është urdhëruar që duart t’i mbajnë në kraharor, sepse kështu më mirë mbulohen.

Ebu Bekr El-Kasani thotë: “Kurse mbajtja e duarve në namaz është – nën kërthizë për meshkujt dhe në kraharor për femrat.” [11]

Ibn Nuxhejmi thotë: “Për mashkullin themi që duart t’i mbajë nën kërthizë kurse për femrat në kraharor sepse ashtu më mirë është e mbuluar.[12]

Et-Tehaneviu thotë: “Femra i vendos duart në kraharor sepse në këtë mënyrë mbulohet më mirë, ndërsa kjo është prioritare për të”. Në veprën Ed-Durr’ul-Muhtar (1/ 508) thuhet: “Kurse femra dhe transvestitët i mbajnë duart nën kraharor.” Në Er-Redd’ul-Muhtar shkruan: “Kështu thuhet edhe në disa përshkrime të veprës El-Mennijje e në disa thuhet: “Në kraharor”. Në El-Hilijj thuhet: “Kurse është më prioritare të thuhet ‘në kraharor’ si thotë këtë grupi i madh i dijetarëve, e jo ‘në gjoks’ sepse vendosja në kraharor shkakton mbulimin e gjoksit sepse një pjesë e bërrylave bie mbi ta.” Them (Et-Tehanevi): “Kjo është nga gjerat për të cilat femra dallon nga mashkulli.” [13]

Për cilën pjesë të dorës mbahet?

Vail ibn Huxheri, duke e përshkruar namazin e Pejgamberit të Zotit thotë: “… pastaj e vendosi dorën e tij të djathtë në shpinën e shuplakës, nyjës dhe krahut të tij të majtë.” [14]

Nga Haxhxhaxh ibn Hassani transmetohet se ka thënë: “E kam pyetur Ebu Milxhezin: Si i ka vendosur duart Pejgamberi i Allahut në namaz? Ai tha: “E ka vendosur pjesën e brendshme të shuplakës së djathtë në anën e jashtme të shuplakës së majtë nën kërthizë.” [15]

Mund të shohim nga këto hadithe se mbajtja e duarve në bërryl është çështje e pabazuar me sunnet që do të thotë se është e gabueshme dhe jokorrekte. Nuk ekziston hadith i cili flet se pejgamberi i Allahut është mbajtur për bërryl apo për një pjesë të bërrylit i cili është afër bërrylit, por të gjitha hadithet flasin ose se e ka mbajtur për llërë afër nyjës ose se me shuplakën e tij e ka përfshirë llërën dhe nyjën.

Mbajtja (lidhja) e duarve në kraharor nuk është sunnet

Nuk mundem e të mos e përmendi qëndrimin jokorrekt të grupit të njerëzve të cilët konsiderojnë se është sunnet vendosja e duarve në kraharor në namaz që i kundërvihet mendimit të katër imamëve (Ebu Hanife dhe Ahmed ibn Hanbeli konsiderojnë se duart duhet të mbahen nën kërthizë kurse Maliku dhe Shafiu mbi kërthizë).

Qëndrimin e tyre ky grup e argumenton me hadithet vijuese jokorrekte:

Nga Vail ibn Huxheri transmetohet se ka thënë: “Kam falur me Pejgamberin e Allahut dhe ai e vendoste dorën e tij te djathtë mbi të majtën në kraharor.” [16]

Të shohim përse juristët islamë nuk e pranuan këtë hadith për dëshmi për vendosjen e duarve në kraharor:

Po këtë hadith por pa shtojcën “në kraharor” e shënon edhe Ahmed ibn Hanbeli në tre vende në Musned [17], Nesaiu, Ibn Maxhe, Ebu Davud et-Tajalsi në Musnedin e tij [18], Ibn Hibani[19] sikur edhe vetë Ibn Huzejme.

Muemil ibn Ismaili, një nga transmetuesit e këtij hadithi është i dobët dhe i papranueshëm ndër dijetarët e hadithit për shkak të dobësisë së mbamendjes së tij. Buhariu thotë: Ai është munker në hadith. Ebu Hatimi thotë: Gabon shumë. Ja’kub ibn Sufjani thotë: “Kur dijetarët hasin në hadithin të cilin e transmeton Muemil ibn Ismaili duhet të ndalen tek ai dhe ta refuzojnë sepse ai transmeton hadithe jokorrekte nga shejhët e tij korrekt.” [20]

Gjithashtu, Ibn Kajjim El-Xhevziu e konfirmon jokorrektësinë e këtij hadithi dhe thotë: “Askush përveç Muemil ibn Ismailit nuk ka thënë se Pejgamberi i Allahut i ka vendosur duart në kraharor.” [21]

Nga Kabis ibn Hulbi transmetohet e ky nga babai i tij se ai ka thënë: “E kam parë Pejgamberin e Allahut se e ka lëvizur dorën e djathtë dhe të majtë dhe i vendosi në kraharor.” Dhe Jahja e ka përshkruar: “Të djathtën mbi të majtën mbi nyje.” [22]

Juristët islamë as këtë hadith nuk e kanë pranuar për shkak të gabimit të qartë i cili ka ndodh me rastin e përshkrimit të këtij hadithi.

Ahmed ibn Hanbeli shënon menjëherë pas hadithit paraprak versionin e tij korrekt në të cilin thuhet: “E kam parë Pejgamberin e Allahut se e ka lëvizur dorën e djathtë dhe të majtë dhe e vendosi njërën mbi tjetrën.”[23] D.m.th. të djathtën mbi të majtën. (Me fjalë të tjera, fjala arabe هذه që do të thotë “kjo” sipas formës është e ngjashme me fjalën صدره që do të thotë “krahasor”, dhe se personi i cili e ka përshkruar këtë hadith i ka ngatërruar dhe se e ka kuptuar se Pejgamberi a.s. ka thënë: Fe veda’a hadhihi ala sadrihi, kurse ai në fakt ka thënë: Fe veda’a hadhihi ala hadhihi). Gjithashtu, versionin e përmirësuar të hadithit e ka transmetuar edhe Sujutiu në Xhem’ul xhevami’, Hajthemi në Mexhme’u zevaidu , Darekutni, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi në disa vende në Musnedin e tij.

Nga Tavusi transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi i Allahut sal-lall-llahu ‘alejhi we sel-leme, në namaz dorën e tij të djathtë e ka vendosur mbi të majtën, duke i shtrënguar në kraharor.” [24]

Edhe ky transmetim është refuzuar nga disa arsye:

Ky është transmetim mursel, d.m.th. e transmeton tabi’ini nga pejgamberi pa e përmendur ndërmjetësin e tij deri te Pejgamberi dhe si i tillë nuk mund të bëhet dëshmi sepse gjendja e këtij ndërmjetësit nuk është e njohur.

Transmetimi mursel nuk është dëshmi në medhhebin hanbelit në të cilin përfaqësuesit e këtij qëndrimi të refuzuar thirren.

Të gjitha hadithet që flasin për vendosjen e duarve të Pejgamberit a.s. në krahasor në namaz udhëzojnë në atë se kjo nuk është nga sunnetet e tij të përhershme, të konfirmuara por se këtë e ka vepruar vetëm në disa situata deri sa hadithet që flasin për vendosjen e duarve nën kërthizë udhëzojnë në atë se kjo është nga sunnetet e përhershme të Pejgamberit të Allahut.

Nga Ibn Abbasi transmetohet se ka thënë se fjalët e të Lartëmadhërishmit: “Dhe Krijuesit tuaj lutju dhe pre kurban” do të thonë: vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në kraharor gjatë namazit.” [25]

As ky hadith nuk është pranuar sepse është  jokorrekt sipas mendimit të tërë ulemasë së hadithit.

Në zinxhirin e këtij hadithi gjendet Ruh ibn Musejedi kurse ai është i papranueshëm, metruk.

Ibn Hibani thotë: “Ai transmeton hadithe apokrife nga njerëzit e besueshëm dhe nuk lejohet të transmetohet nga ai.”

Ibn Adijj thotë: “Hadithet e tij nuk mbahen në mend.”

Ibn Turkmani thotë: “Në senedin e tij shfaqet çrregullim (konfuzion).”

Ibn Kethiri duke e shpjeguar suren El-Kewther, thotë se me sintagmën wenhar mendohet, si e thonë disa, vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën në kraharor. Kjo transmetohet nga Aliu por nuk është autentik Së këndejmi edhe mësohet se fjalët e Ibn Hazm Edh-Dhahiriut, i cili e merr këtë hadith si dëshmi, janë të pabazuara.[26]

Përktheu:
Nexhat Ibrahimi

Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=69:sunnet-je-dranje-ruku-ispod-pupka&catid=35:fikh&Itemid=44

____________________
[1] Ebu Mixhlezi është njëri nga tabi’inët e mëdhenj kurse për madhështinë e tij dëshmon dhënia e fetvave nga ana e tij qysh gjatë kohës së as’habëve. Emri i tij është Lahik ibn Humejd El-Basri, kurse ka vdekur më 100 H. siç thotë ketë edhe El-Ajniu në veprën Umdet’ul-Kariju (2/ 889).
[2] Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427.
[3] Ibn Ebi Shejbe; Atharu Sunen, Tahavi, 1/ 71; Athar, Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbani, fq. 25.
[4] Ebu Davud, hadithi nr. 756; Musnedi, Ahmed ibn Hanbel, 1/ 110; Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427, Darul Fikr, 1994.
[5] El-Lubab fil Xhem’I bejnes-Sunneti vel-Kitab, El-Menbexhi, fq. 222.
[6] Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427.
[7] Sahihul Behari, 1/ 385, dhe thotë: Hadithi është Sahih; Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 390.
[8] Ehabitët tentojnë ta rrëzojnë këtë transmetim sepse ai gjendet në një nga përshkrimet e Sunenit të Ebu Davudit. Përgjigjen në këtë tentim e gjejmë në fjalët e imam Et-Tahaneviut, i cili thotë: “Thotë Kaim Es-Senedi në veprën Fevzul Kiram, si shënohet kjo në Et-Ta’lik’ul-Hasenu (1/ 70): “Pohimi se kjo pjesë e hadithit nuk gjendet në Musannef dhe se ky është gabim gjatë shkrimit dhe përkundër pohimit të shejh Kasimit se ai gjendet në atë libër dhe shikimit tim të kësaj pjese në versionin korrekt të Musannefit, sikur edhe pranisë së tij në përshkrim i cili gjendej te Shejh Abdulkadiri, i cili është mufti në hadith dhe ether, nuk iu ka hije dijetarëve. Unë e kam parë këtë pjesë në versionin sahih të Musannafit të Ebu Shejbes dhe ai gjendet në shumicën e versioneve korrekte.” Them (Et-Tehanevi): “Se kjo shtojcë gjendet vetëm në një përshkrim të Musannafit ne do ta pranonim pohimin se ky ka qenë gabim në përshkrim, mirëpo, ai gjendet në shumicën e përshkrimeve dhe se për këtë arsye ky pohim është jokorrekt.” (I’laus-Sunen, 2/ 199).
[9] Ebu Davud, 1/ 275.
[10] I’lau Sunen, 2/ 191.
[11] Bedai’us-Sanai’, Ebu Bekr Mes’ud ibn Ahmed El-Kasani, 1/ 201, Dar’ul-Kutub’il-Ilmijje, botimi II, Bejrut, 1986.
[12] El Bahrur-Rraik, Zejnuddin ibn Ibrahim ibn Nuxhejm El-Hanefi, 1/ 320, Dar’ul-Kitab’il-Islami, Kajro.
[13] I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 199
[14] Ebu Davud, 1/ 193; Taberani, 22/ 35
[15] Musannef, Ibn Ebi Shejbe, 1/ 427
[16] Ibn Huzejme, hadithi nr. 489, 1/ 243, dhe nuk flet për shkallën e tij të besueshmërisë..
[17] Nëpërmjet Abdullah ibnul Velidit nga Sufjani Sufjani, nga Asim ibn Kulejbi nga babai i tij Vaili. Nëpërmjet Zaide nga Asimi nga babai i tij, nga Vaili; Nëpërmjet Abdulvahidit, Zehir ibn Muaviut dhe Shu’bete nga Asimi, prej babait të tij, nga Vaili.
[18] Hadithi nr. 1020, fq. 137.
[19] Mevariduz-Zam’an, hadithi nr. 447, fq. 124.
[20] I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 195
[21] I’lamul muvekki’in, Ibn Kajjim El-Xhevzijje, 2/ 312
[22] Musned, Ahmed ibn Hanbel, 5/ 226.
[23] Musned, Ahmed, hadithi nr. 27910, Daru Ihjai Turathil Arebijji, 1993.
[24] Ebu Davud, 1/ 275.
[25] Bejheki.
[26] I’laus-Sunen, Et-Tehanevi, 2/ 166-173, I, 17/ 222.

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 1 of total 2 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 2 of total 2 images.


Gjithashtu mund të lexoni

20 Komente

  1. Asri

    Admin selamu alejkum…thjesht doja te thoja..a nuk ka ardhe koha qe te flasim per rendesine e vertete qe ka islami…a nuk eshte ajo Tewhidi…duke qene i sinqerte dhe duke u mundu ta nxjerrim jashta xhamive me vehten tone dhe jashta komuniteteve te korruptuara qe hiqen si pasues te sunnetit…aman vlla se …te mundohemi per bazen e fese ..mos te merremi shume me gjera qe jo se jane te parendesishme ama skane shume nevoje ti kushtohet kaq munde sepse ALLAHUT subhanehu we teala po i ulemi duke e pranuar se jemi ndjekes te sunnetit dhe xhematit…me siguri ALLAHU e di se nuk jemi fanatike por secili i mbahet atij menhexh me mendimin se mos po devijon…rendesi ka qe jemi qe i duajm 4 medhhebet..dhe mundohemi te jemi pasues te selefit…te tjerat eshte mire ti sqarojme por me mire do ishte te fliteshin nga hutbet keto gjera dhe te tjera te hakut…e jo ta quajme vehten pasues te sunnetit kur shkojme pas muftynive te korruptuar ose me mire te themi jo te afte qe te qartesojne fjalet ne ligjeratat e tyre..bashkimi nuk vjen po nuk u bashkuam te gjith ne sunnet pa nryshime dhe pa as 1% ndjekje te epshit…qofshin keto ndryshime nga `dijetare` me fame apo pa fame…WALLAH eshte shume e lehte per ate qe do te pasoje Islamin e paster e jo deshirat e tij.Tewhidit tia kushtojme vlla arsyeve te pengesave qe te lulezoje kudo ne shoqerine islame.,me siguri nese mundohemi do kemi sukses inshaALLAH.

  2. iBindur

    Selam Alejkum te nderuar vellezer dhe motra, rastesisht me ra ne sy kementi me nikun @nehat,
    sa me duket ky i nderuar paska ra ne kurthet e vehabsiteve, dhe thot se, prej nen kerthiz e deri nen gjunje eshte pjese e turpshme dhe nuk duhet vendosur duart ne kete pjese,
    por ky i nderuar asnjeher nuk e paska verejtur vetveten se kur perulet apo mes sexhdeve dhe ne ulje (tehijat) ku i vendos duart, me siguri ne ate pjes te turpshme qe pretendon se nuk duhet vendosur duart,
    ky i nderuar ra vet ne kurthin qe e beri per te tjeret, dhe ate pa e hetuar fare,
    me Selame.

  3. nehat

    synet po thue ner kerthiz po pjes turpshme ahret a jon prej xhunjeve deri ner kerthiz pjes turpshme e ti ku pi qet durt pjes turpshme duart vendosen ner gjoks ku e kemi ket Zhbrastiren sa qe ka than edhe dijetari shqiptar sheh Albani o sahi hadith i sakt

  4. Endri

    Esselamu alejkum.Pergjithesisht bie dakort me dijetarin Ebu Hanife (Zoti e meshirofte),per shkak se ekzistojne hadithe me te besueshme si rreth ceshtjes se ngritjes se duarve ashtu dhe te menyres dhe pozicionit te vendosjes se duarve ne namaz.Por duhet ta pranojme se askush nuk eshte i sigurt pasi vetem ALLAHU xh.sh i di keto dilema qe kane lindur mes muslimave dhe inshAllah mos te na i marri parasysh edhe n.q.s jemi gabim Diten e Gjykimit,pasi te gjithe kemi te njejtin nijet dhe jemi kthyer me zemer dhe me shpirt te ZOTI yne! ALLAHU ju shperblefte per keto postime! U takofshim te gjithe ne firdeus nje dite INSHALLAH behet e mundur! Amin!!!!!!!!

  5. Arbani

    Logjikisht duhet te je nen kerthiz pasi qe mbulon organin gjenital te mashkullit mirpo pa e prek ate po e nderlidhi te femrat qe i vendosin duart mbi gjinje dhe faktiktikisht edhe ajo mbulohet ne njefare menyre kerkoj falje prej allahut se muna me hy ne gjunah edhe ju qe e lexoni ma boni hallall

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!