Në kohët e sotme ka shumë besimtarë që pyesin për zbukurimet si vendosja e unazës, byzylykut, varëses, etj… Pyetja rreth kësaj çështjeje është se, a lejohet të vendosen floriri apo sermi ose cilat lejohen të vendosen e cilat jo. Më poshtë do mundohemi t’i sqarojmë lexuesit rreth kësaj çështjeje.
Zbukurimi me anë të bizhuterive të ndryshme është veçori e grave dhe jo e burrave. Zbukurimet për mashkullin si nga floriri ashtu dhe nga sermi nuk janë të lejuara. Unazat prej guri, bronxi, bakri, platini etj… nuk lejohen as për mashkullin dhe as për femrën. Unaza e floririt është e ndaluar për mashkullin nga katër medh’hebet, ndërsa për femrën është e lejuar vendosja e unazës së floririt dhe sermit, por e ka të ndaluar t’ua tregojë atyre që nuk i ka në familje.Vendosja e unazës në ditët e festave është e pëlqyeshme, por është e ndaluar të vendoset për mendjemadhësi. (Reddul Muhtar)
Pejgamberi a.s përdorte unazë prej sermi dhe e vendoste në dorën e djathtë por nga një herë është parë duke e vendosur edhe në dorën e majtë. Unaza mund të vendoset në gishtin e vogël ose në gishtin pranë tij, nëse unazën e kemi në dorën e majtë në momentin kur hyjmë në banjë, atë duhet ta kalojmë në dorën e djathtë. Pejgamberi a.s një ditë shikon në dorën e Numan bin Beshirit një unazë prej floririt dhe i thotë: “Përse përdor nga zbukurimet e xhennetit para se të shkosh atje?” Pas kësaj Numani filloi të përdorë unazë prej hekuri. Përsëri kur e sheh Pejgamberi a.s i thotë: “ Përse mbanë në trup pjesë nga xhehennemi?” Numani edhe këtë e hoqi dhe filloi të mbajë unazë prej bronzi. Përsëri Pejgamberi a.s një ditë e shikon unazën e tij dhe i thotë: “ Përse ndjej erën e idhujve tek ti?” Pas kësaj Numani i tha: “O i dërguar! Çfarë unaze të përdori? Pejgamberi a.s i tha: “Mund të përdoresh unaz prej sermi, pesha e saj mos të kalojë një mithkal (4.8 gram) dhe vendose në dorën e djathtë.” (Mevahibi Ledunnijje)
Në cilën dorë duhet ta vendosim dhe sa duhet të jenë pesha e unazës?
Siç e shohim dhe nga vetë hadithi, besimtari mund të përdorë vetëm unazë prej sermi dhe pesha e saj mos të kalojë 4.8 gram. Mashkulli unazën prej sermi mund ta vendosi në të dyja duart, por e pëlqyeshme është në dorën e djathtë, respektivisht në gishtin e vogël ose në gishtin pranë tij. Edhe nëse dëshiron të vendosi dy unaza nuk duhet që ta kalojë peshën e caktuar nga 4.8 gram. Guri i unazës mund të jetë nga çfarë do lloj guri si për mashkullin ashtu edhe për femrën.
A lejohet unaza prej floririt të bardhë?
Edhe floriri i bardhë është flori, të cilit, thjeshtë, vetëm ngjyra i ndryshon. Zbardhja e këtij lloj floriri bëhet me anë të acidit, pra edhe ky i njëjti flori është, nuk ka dallim me të verdhin. Për këtë arsye nuk lejohet, por nëse floriri vishet me serm nga jashtë dhe nuk ka kontakt me trupin e mashkullit atëherë lejohet. Mashkulli lejohet të vendosi vetëm unazë prej sermi.
A lejohet për femrat që të përdorin flori më poshtë se 12 karat?
Nëse floriri bie më poshtë se 12 karat, atëhere ky nuk quhet flori sepse del nga veçoria e tij dhe bëhet një metal tjetër. Për këtë arsye nuk lejohet sepse femra mund të përdori vetëm prej sermi ose floriri.
A lejohet për mashkullin vendosja e unazës së floririt në fejesë?
Qoftë fejesë apo martesë, unaza prej floririt për mashkullin është e ndaluar. Në vendin tonë është një zakon i tillë por ne duhet të marrim atë që na jep Islami, e nëse ky zakon bie në kundërshtim me Islamin, atëherë duhet ti largohemi atij zakoni. Nëse unaza prej floririt është e veshur me serm atëherë lejohet, sepse floriri në këtë rast nuk ka kontakt me trupin dhe nuk duket. (Reddul Muhtar)
Cilat janë argumentët që e ndalojnë unazën prej floririt për mashkullin?
I nderuar lexues! Njërin prej tyre e përmendëm më lart, ndërsa të tjerët po i cekim më poshtë:
Pejgamberi a.s një ditë shikon në dorën e njërit prej shokëve të tij një unazë floriri, pasi ia heq nga dora dhe ia hedh në tokë, i thotë: “Njëri nga ju ka vendosur në gishtin e tij një rreth prej zjarri dhe ka ardhur këtu në mesin tonë.” (Muslimi)
Njëri nga fisi Nexhran vjen tek Pejgamberi a.s., ku në dorën e tij kishte një unazë floriri. Pejgamberi a.s. e kthen kokën në anën tjetër dhe i thotë: “Përse erdhe këtu pranë meje me një copë zjarri në dorë?” (Nesai)
Pejgamberi a.s. përsëri në një hadith thotë: “Floriri është zbukurim i mosbesimtarëve (meshkuj), ndërsa sermi është zbukurim i myslimanëve (meshkuj). (Ramuzul Ehadith)
Në disa unaza shikojmë shkrime të ndryshme, a lejohet unaza me shkrime, nëse po a mund të na jepni ndonjë shembull se çfarë mund të shkruhet?
Unaza lejohet të jenë me shkrim në të por duhet pasur kujdes shumë të madh, sepse në momentin e hyrjes në banjë duhet hequr. Unaza mund të ketë lloje të ndryshme të mbishkrimeve, por ne do mundohemi t’ju japim disa shembuj më poshtë se çfarë kanë pasur të shkruar të parët tanë nëpër unazat e tyre.
Pejgamberi a.s në unazën e tij ka pasur të shkruar: Muhammedun Rasulullah), që do të thotë: “Muhammedi është i dërguari i Allahut xh.sh.”
Në unazën e Ebu Bekrit r.a. shkruante: “Ni’mel Kadiru Allah”, që do të thotë: “Për çdo gjë, mjafton fuqia e Allahut xh.sh.”
Në unazën e Omerit r.a. shkruante: “Kefa bil mevti vaidhan”, që do të thotë: “Mjafton vdekja si këshillë.”
Në unazën e Osmanit r.a. shkruante: “Le nasribenne”, që do të thotë: “Patjetër që do të durojmë.”
Në unazën e Aliut r.a. shkruante “El mulku lil-lah” që do të thotë: “Pasuria është e Allahut xh.sh.”
Në unazën e Hasanit r.a. shkruante “El izzetu lil-lah” që do të thotë: “Madhështia është e Allahut xh.sh.”
Në unazën e Ebu Hanifes r.h ka shkruante “Kul el hajra ve il-la feskut”, që do të thotë: “Ose thuaj gjëra të mira, ose më mirë hesht! (Mevahib-i ledunnijje, Reddul-muhtar)
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
selamun alejkum desha te pies po nese je dikund jasht ne ndonje qitet ku banjot jan neper komplekse ku ske ku e len unazen a lejohet qe ta shtish ne xhep zoti ju shperbleft per mundin qe jepni ne ket bot dhe ne ahiret .