Britania nuk e do pastorin që donte ta djeg Kuranin

I ndalohet hyrja pastorit amerikan në Britani, për shkak, siç thuhet në raportin e Zyrës së Brendshme,  të qëndrimeve të tij ekstremiste dhe islamofobe.

Pastori amerikan, Teri Xhons, vitin e kaluar shkaktoi një nxitje dhe revoltë të madhe te muslimanët, por edhe te të tjerët, me kërkesën e tij që, në shenjë revolte për viktimat e 11 Shtatorit, të digjej Kuranit.

Pastori planifikonte të udhëtojë në Britani për t’iu drejtuar tubimit të një grupi të vogël, i cili  kundër të huajve në muajin shkurt, transmeton Evropa e Lirë.

Zyra e Brendshme tha se atij iu ndalua hyrja në vend “për të mirën e publikut” sepse Britania “kundërshton ekstremizmin në të gjitha format e tij”.

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. sabit

    Inshalla  Allahu  e  denon  me  denimin me  te   rënd  dhe  e ben te  vuaj  ne  ketë bot e ne  boten  tjeter.

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!