Rusia së shpejti do të nisë transmetimin e një kanali televiziv kushtuar myslimanëve me shpresën që të rrisë shkallën e tolerancës në vend.
Rreth 20 milionë myslimanë jetojnë në Federatën Ruse, derisa vendi është përballur me rritjen e lëvizjeve neo-nacionaliste, transmeton Evropa e Lirë.
Dhjetorin e kaluar rreth shtatë mijë të rinj u mblodhën në afërsi të Kremlinit për të goditur të gjithë ata që nuk kishin pamje sllave.
Policia nuk ishte në gjendje të ndalonte grumbullimin në fjalë. /Telegrafi/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!