Liqeni i Zemrës nga Astrit Veliqi

Astrit Veliqi

Sonte edhe pse po këndellet nga pak , Liqeni i Zemrës po peshkon peshkun e fundit, duke u zgjuar me shpresë se një peshk më shumë në strajcën e peshkatarit Bardh do të justifikohej si një fitore e merituar.

Dielli me rrezet e arta ka bërë që kjo pasdite e qetë Qershori, për Bardh Grepin do të ishte një moment i volitshëm për të ushtruar zanatin e peshkimit që asnjëherë nuk e admironte shumë.

Megjithatë pas luftës së fundit kjo shëtitje buzë Liqenit të Zemrës si duket ia shtonte më shumë përkushtimin e tij të rrahur.

E quanin Liqeni i Zemrës për arsye së në të rriteshin disa lule të kuqe që kishin formën e një zemre të krisur.

Fletët e atyre luleve prej mëngjesit deri në mbrëmje rrëzonin buzëqeshje, por me perëndimin e diellit ato vyshkeshin sikur dushku i maleve në stinën e vjeshtës.

E ndonëse valët e Liqenit njëtrajtshëm rrugëtojnë sikur këmbët  e vet njeriut me ngjyrat e tyre personifikohen edhe algjet e liqenit pa modesti të lagur që ndërrojnë formën por edhe ngjyrën bashkë.

Në këtë psherëtimë subtile e përshkruan si dalje nga kornizat e së kaluarës edhe qizma dhe grepi i Xha Bardhit, duke lënë pas gjithçka që vetëm me ngjyrën dhe shijen e liqenit të zgjohet dhe mbyllë sytë prej agut në mbrëmje.

Edhe pse drita e lume e mëngjesit shpesh Xha Bardhin e gjenë nën hijen madhështore të qershisë së egër, ku rrënjën e parë të saj në tokë e kishte mbjellë plaku 71 vjeçar i asaj kohe dy vite pa vdekur Curr Shosha.

Kurse tani trupi i kësaj qershie bëhet vendpushim për fëmijët dhe të vjetrit e Therrishtës, që në çdo qershor, frytet e saj bëhen ushqim i preferuar për të gjithë.

Ende në trupin e saj ruhen të gdhendura emra të rinjsh të dashuruar e emra  dëshmorësh të cilët kanë rënë për lirinë e atdheut.

Shpesh edhe pre e hijes por edhe e lojës së fëmijës me grepin e tij magjik mbi supë bie edhe Xha Bardhi që duke shkuar andej Liqenit, hynë për një çast në botën e fëmijërisë së tij të rëndë por pa faj e naive.

Me ndonjë humor e gafë fëmijësh, Bardhit i kthehet buzëqeshja , duke harruar të kaluarën e tij të dhimbshme por krenare ku pushtuesit serb në vitin 1998, përvec që e lanë fillikat veç më lotin, atij ia morën gruan Hanen dhe dy bijtë, Liqenin dhe Detin.

Lëvizja e qepallave ndeshet me ngjyrën laroshe por mendjemadhe të peshkut të kuqërremtë, derisa ky i fundit bie në grackë dhe përfundon zemërthyer duke e lëvizur bishtin e tij me pika në strajcën e arnuar të Xha Bardhit.

Nostalgji e tmerrshme bie si simbiozë në mbamendjen e kthjellët të rikujtesës së Xha Bardhit derisa ai shpalosë një dritë të zezë nga memoaret e rrahjeve të fëmijërisë.

Malli që ka në shpirt për Liqenin, djalin e tij të madh nuk e lënë të qetë asnjëherë, prandaj ky edhe pse i lodhur, nuk i ndahet për asnjë çast duke e kaluar çdo ditë më të dhe duke komunikuar me ujët e tij të pastërt dhe duke bërë miqësi me peshqit e tij të zemrës.

Derisa ai mundohet ta kapë peshkun e madh në Liqen , sikur një luftëtar i paepur, ndeshet me valët që bëhen shpeshë dallgë Deti, por kthehen nga lozët dhe fletët e luleve që puqen tek çizmet e lagura të Xha  Bardhit.

Mburrja e vetmuar për të sjellë Liqenin një çast në shtëpi me fytyrën zeshkane të  natës memece që kthehet tek oxhaku i tij fillikat dhe e bluan heshtja e përzier me flakën e ndezur në vatër.

Hana, bashkëshortja e Bardhit edhe pse nuk kishte pas as pesë vite shkollë, ajo kishte qenë gjithnjë një zonjë e nderuar falë karakterit të saj miqësor dhe vullnetit të saj për të punuar pa masë!

E Bardhi, mburrej me pajën dhe personalitetin e saj ku shpesh kujton fjalët e saj i skuqur nën vetull ‘Se bota i ka këmbët e gjata po dite të shkelësh mbi të’.

Bardhok, nuk bësoj se ti do të qash për mua nese unë do të vdes para teje, borgjin si grua ta dhurova sepse t’i solla në jetë dy engjej të bardhë, dy djemë sy petrita, fjalë këto që Bardhit sa herë i kujton ia shtojnë nostalgjinë.

Liqeni, djali i madh i Bardhit, ndërtonte ëndrrat e babait të vet punëtor e këmbëngulës për të vënë në grep sa më shumë peshq.

Peshkun e zi e zinte shpesh, edhe pse i ikte lehtë, derisa ai me pika blu kapej vetë në grepin magjik dhe sy hapur pëfundonte duke lëvizur bishtin në strajcën e vjetër të Xha Bardhit.

Kurse Detin e shpërlante ideja e një bote me tela, derisa atë e këndellte ritmi i zanave nepër kroje.

Fjalëpak por maestro i pianos , student i shkëlqyer në Milano të Italisë.

Dallohej në ekzekutimin e ‘Balonës së Blinduar’.

E Bardhi mbulonte sytë, derisa shtrihej fillikat i shterrur nga rrezet e forta të diellit , kur peshku ngjyrë roze përlahej ende në valët e liqenit.

Heshtja e përgjonte shikimin e tij drejt flatrave të peshkut gri, derisa qepallat e tij mbulonin dritën e syve që i ishin tkurrur nga rrudhat e lëkurës.

E sa herë binte nata, Bardhin e zinte pranë liqenit duke zënë peshq, e kur kthehej gjente vetëm hirin në votër , duke bërë që përseri të ndez zjarrin për t’i ngrohur duart edhe pse ishte natë vere.!

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!