Bëhet e ditur që në mbledhjen e ekspertëve ndërqeveritar të Organizatës së Konferencës Islamike, OKI, të mbajtur në Xhidde është arritur në marrëveshje në lidhje me kriteret e vëzhguesve çështje kjo që zvarritej për një kohë të gjatë.
Në deklaratën zyrtare të bërë nga Organizata e Konferencës Islamike bëhet e ditur që Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Ekmeledin Ihsanollu (Ekmeleddin Ihsanoğlu) në lidhje me eliminimin e disa dobësive ekzistuese dhe arritjen e marrëveshjes mes vendeve anëtare ka luajtur një rol përcaktues me përpjekjet personale dhe iniciativat e bëra dhe njoftohet se delegacioni i Turqisë ka patur propozime për kompromis.
Deri sa Bosnje-Hercegovina, RTQV, Rusia, Tajlanda dhe Republika e Afrikës së Mesme kanë statusin e vëzhguesit, me pranimin e kritereve në fjalë edhe disa vende si Filipinet dhe Afrika e Jugut që strehojnë shoqëri myslimane u jepet mundësia të fitojnë statusin e vëzhguesit në OKI.
Parashikohet që kriteret mbi të cilat ekspertët ranë dakord të hyjnë në fuqi pas miratimit të tyre në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OKI që do të mbahet në qershor 2011 në Kazakistan.
(TRT)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!