“Muslimanë: Bëjeni dallimin në mes kulturave dhe Islamit”

“Muslimanët të cilët jetojnë në Perëndim duhet të bëjnë dallimin në mes trashëgimisë kulturore dhe mësimeve islame”, tha të mërkurën një dijetarë i njohur nga Anglia.

“Dallimin duhet ta bëjnë të gjithë muslimanët nga e gjithë bota që në këtë mënyrë të mbijetojë feja në Perëndim”, deklaroi Abdulrahim Green, i cili mbajti një ligjëratë në Haag, të Holandës.

Ndërkohë, muslimanët në Britaninë e Madhe duhet të kuptojnë dallimin në mes kulturës dhe fesë, konsideron Green.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm, sepse muslimanët tanimë marrin role të ndryshme në shoqëri si mjekë, inxhinierë, këshilltarë të teknologjisë informative, kurse, në të njejtën kohë, praktikojnë fenë e tyre dhe mësimet e saja.

“Deri para do kohe muslimanët në Angli kanë qenë të margjinalizuar, njëjtë sikur ata që vinin nga nënkontinenti aziatik, dhe duke e konsideruar kulturën angleze kërcënuese, janë izoluar në rrethin e tyre etnik dhe kulturor”,  tha ai.

“Tani ka ardhur koha për ndryshim; tanimë është koha kur muslimanët e ri duhet ta konsiderojnë veten anglezë, por në të njëjtën kohë edhe muslimanë.”

Një studim tregon se nëse personeli musliman do të tërhiqej nga institucionet shëndetësore të Britanisë së Madhe, i gjithë sistemi shëndetësor britanik do të shembej.

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!