Ditët e fundit po na bie në sy debati në lidhje me shaminë të cilën dikush qellimisht e dikush nga pa dituria po shkruajnë artikuj te ndryshëm rreth kësaj çështje. Në fakt kjo është një temë e cila nuk ka nevoj për debat sepse në Kur’an Zoti xh.sh dhe Pejgamberi a.s në hadithet e tij e kanë treguar qartë këtë çështje, por ja që kohë pas kohe kjo temë vihet në plan të parë si në mediume të shkruar ashtu edhe në ato vizive. Pa dashur të zgjatem dua të hyj në temën të cilën kam menduar ta shkruaj.
Në Kur’an, në shumë vende, përmendet hapur obligimi i vendosjes së shamisë dhe kufiri i saj. Në vërsetin 31 të sures Nur thuhet:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”
Fillimisht Allahu xh.sh në këtë vërset u kujton edhe besimtareve femra detyrat që u ka kujtuar meshkujve për të ndaluar shikimet ndaj atyre gjërave që janë të ndaluara në një vërset mësipër.
Pastaj Allahu xh.sh vazhdon me sqarimin e të mbuluarit të femrave ku këtë e shpreh në tre fjali.
Të shohim se kush janë pjesët që lejohet të zbulohen dhe cilat janë pjesët që nuk lejohet të zbulohen sipas kësaj fjalie. Për pjesët që nuk duhet të mbulohen ka disa mendime të ndryshme midis komentuesve të Kur’anit.
Disa thonë se stolitë si unaza, byzylyku dhe gjerdani të cilat janë të bëra nga pjesë të ndryshme metali nuk janë të detyrushme që të mbulohen.
Disa të tjerë marrin për bazë pjesët e trupit të cilat mbajnë këto stoli dhe këto pjesë i quajnë të detyrueshme të mbulohen për arsye se aty e rëndësishme është pjesa e trupit ku i mbanë ato stoli dhe këto pjesë duhet të mbulohen. Sepse nëse një grua do ti tregojë këto stoli i duhet që të zbuloj disa pjesë të trupit të sajë.
Disa të tjerë fjalën stoli e kanë komentuar si pjesët e trupit të femrës, pra bukuritë natyrore të sajë e këto janë të detyrueshme të mbulohen.
Nuk duhet të vemë në dyshim se të gjithë komentuesit mbulesën e kanë konfirmuar por në pjesët e përmendura kanë dhënë mendime të ndryshme për shfaqjen e stolive apo jo. Në bazë të disa haditheve të ardhur nga familja e Pejgamberit a.s tregojnë se stolitë janë unaza, byzylyku, gjerdani etj…
Përsëri sipas disa transmetimeve të tjera thuhet se pjesët që mund të lihen pa mbuluar janë unaza dhe pjesa e syve që lyhet me rrimel.
Këtu fjala (Khimar/himar) kuptimi i të cilësh është çdo lloj mbulese por këtu vjen në kuptimin shami, mbulesë koke.
Xhujub është shumësi i fjalës xhejbun që so të thotë jakë ose pjesa e sipërme e krahrorit, pra pjesa rrethore e qafës mbi supet. Nga kjo fjalë kuptohet se gratë arabe para se të zbriste ky vërset i lidhnin shamitë e tyre mbrapa duke lënë të pa mbuluara pjesët e sipërme të gjoksit dhe qafën. Për këtë arsye Allahu xh.sh në këtë vërset e tregon qartë se gratë besimtare duhet ta mbulojnë krahrorin dhe qafen e tyre me shami bashkë me kokën e tyre. Kjo kuptohet qartë nga vërseti.
Këtu në këtë pjesë duket hapur se në çfarë vendesh mund ti tregojnë stolitë e tyre gratë besimtare.
Siç kuptohet edhe nga vetë fjalia tregon qartas që të mos ecin në atë mënyrë e cila u tërheq vëmendjen meshkujve. Asnjë grua besimtare nuk mund të ecin në rrugë në atë mënyrë që të nxjerri në pah stolitë e fshehura sepse siç e thotë dhe vetë Allahu xh.sh është e ndaluar.
Vërseti 59 i sures Ahzab:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues”
Në këtë vërset Allahu xh.sh e ka shprehur qartë qellimin e mbulesës dhe arsyen e sajë. Ka thënë që duke u mbuluar ato do të dallohen nga rrugaçet apo ato të pa edukatat ose jo besimtaret.
Për fjalën (të njihen) e cila është përmendur në vërsetin e lartëpërmendur ka dy mendime të ndryshme nga komentuesit e Kuranit.
Në vërsetin e mësipërm përmendet fjala (xhilbab) të cilën gjuhëtarët i kanë dhënë tre kuptime:
a) Një mbulesë e gjërë cila mbulon kokën dhe krahërorin, kjo mbulesë është e gjërë dhe në formë çadre.
b) Mbulesë koke.
c) Rrobë e gjërë e cila fsheh vijat e trupit të njeriut.
Këto tre kuptime edhe se janë të ndryshëm nga njëri-tjetri pika ku bashkohen të tre kuptimet është mbulimi e graus me rrobë të gjërë duke filluar nga koka deri tek këmbët, përveç atyre vendeve ku i kemi përmendur më lart të cilat janë të lejuara të mbahen zbuluar.
Në këtë vërset përmendet edhe fjala (judnine) e cila do të thotë të afrojnë mbulesën me rrobat e tyre, pra të sigurojnë mbulesën e tyre në mënyrë që të mos u zbulohet trupi gjatë ecjes në rrugë apo gjatë bërjes së ndonjë pune.
Disa komentues të Kuranit në bazë të këtij vërseti kanë dalur në përfundimin se femrat duhet të mbulojnë edhe fytyrat e tyre por ne nuk jemi të këtij mendimi sepse ftyra është midis të lejuarave që është përmendur më lart.
Pejgamberi a.s në hadithet e tij e ka përmendur shumë herë mbulesën.
Një ditë në shtëpinë e Pejgamberit a.s vjen Esma motra e Aishes r.anha me një rrobë të hollë nga e cila e duknin vijat e trupit të sajë. Pejgamberi a.s i thotë: O Esma! Femrat pasi arrijnë në moshën e pjekurisë duhet të mbulojnë trupin e tyre përveç fytyrës dhe duarve me mbulesë e cila nuk tregon vijat e trupit. (Suneni Ebi Davud v. 2 f. 383.)
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Esselamun Alejkum ,mbajtja e shamis eshte obligim nga Allahu xh.sh. dhe nuk duhet te kete diskutim per kete qeshtje ,mirpo gjendja ne Kosov dhe shum vende tjera Islamike qe e kan ndaluar shamin dhe nuk lejojn mbajtjen e saj eshte turp dhe apsurde .Allahu xh.sh. i udhezoft udheheqesat musliman dhe popullin musliman .