Është zbuluar një analizë gjaku, që mundet madje të zbulojë edhe qelizat më të vogla kancerogjene.
Analiza e studiuar nga ana e specialistëve të spitalit të përgjithshëm të Masaçusetsit, në qytetin Boston të SHBA-së, do të vihet në praktikë, pasi të provohet këtë vit nga katër qendra të mëdha të kërkimeve për shërimin e sëmundjes së kancerit.
Me anë të këtij testi do të mënjanohet vështirësia në përcaktimin e përhapjes, ose jo, apo edhe probabiliteti i përhapjes së qelizave malinje të kancerit (metastazat) në gjak.
Përgjegjësi i kompanisë së prodhimit të këtij ilaçi, në deklaratën e dhënë, u shpreh: “Kjo teknologji e re ka potencial për të paraqitur një analizë të thjeshtë në praktikim, me qëllim për të identifikuar qelizat e gjakut dhe numrin e tyre.”, si dhe u shpreh se teknologjia në fjalë mund të shfaqë edhe cilësi biologjike.
Autoriteti në fjalë, në deklaratën e tij, u shpreh se mbledhja e të dhënave nëpër këto qeliza në një ambient laboratorik, mund të ndihmojë në zgjedhjen e kurës dhe në vëzhgimin e reagimit të pacientit ndaj kësaj kure.
Në fazën e bërjes së testit është edhe një turk. Bio-inxhinieri i ekipit Mehmet Toner u shpreh se ky test mund të përdoret pa dallim tek çdo i sëmurë, si dhe cilësoi gjithashtu se brenda 7 deri në 10 vjetësh, ky test do të mund të bëhet edhe në zyrën e një doktori.
Kryemjeku i spitalit të përgjithshëm të Masaçusetsit, Daniel Haber gjithashtu tha: “Kjo është një lloj biopsie e lëngshme. Të sëmurët do të shpëtojnë nga analizat e dhimbshme, ku merreshin shembuj indesh. Do tu japë gjithashtu mundësi edhe doktorëve që me anë të filmave periodikë të rëntgenit, të kontrollojnë në mënyrë më të efektshme të sëmurin.”
Marrja e një sasie gjaku, sa një lugë çaji, gjatë testit, nga pacienti, do të jetë e mjaftueshme për të parë rezultatin.
Ndërmjet miliona qeliza do të mund të identifikohet qeliza kancerogjene. Ky zbulim do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër disa lloje kanceri, duke filluar me kancerin e gjirit, atë të prostatës, të zorrës së trashë dhe të mushkërisë.
(TRT)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!