Muslimanët e harruar të Rohingjenit (Foto)

Në hulumtimin e botës muslimane, zbulojmë një imazh tepër tmerrues. Kur shikojmë Palestinën, Afganistanin, Irakun dhe Çeçeninë, atëherë, atë që do të mund të shihnim, do të ishte shtypja e Umetit. Gjersa këto shtete bukur mirë janë të mbuluara nga mediumet dhe se gjendja e tyre njihet mirë nga muslimanët, ekzistojnë, gjithashtu,  edhe muslimanë të tjerë që jetojnë nën presionin dhe shtypjet e pandërprera, kurse njohuritë tona për to janë shumë të pakta, për të mos thënë se se s’kemi aspak njohuri.

Muslimanët e Rohingjenit nuk kanë aspak mbështetje mediatike dhe as që njihen, siç njihen muslimanët e shtypur të Palestinës dhe të Kashmirit. Pjesa dërmuese e jona as që dinë se kush, në të vërtetë, janë Rohingjenët.

Populli i Rohingjenit jeton në Burmain perëndimor, Mijanmarin e sotshëm, në shtetin e Arakanës, i cili kufizohet me Bangladeshin. Prejardhja e tyre lidhjet me arabët, maurët, persianët, turqit dhe bengalët. Rohingjenasit besojnë se janë pasardhës të popullit autokton, vendas, të cilët në Islam kishin kaluar para disa shekujsh. Megjithatë, qeveria e Mijanmarit këtë asnjëherë nuk ka dashur që ta pranojë, andaj dhe nuk i ka njohur ata si një grup etnik të veçantë, porse për to ka shfrytëzuar shprehje të tjera, duke i quajtur  si “muslimanë bengalë”.

Përhapja e islamit në Arakan (dhe në krahinat jugore bregdetare  të Bangladeshit) ka ndodhur përmes detarëve sufi dhe tregtarëve. Në përgjithësi janë popull i devotshëm, dhe tek ta është normale që meshkujt të kenë mjekra kurse gratë të mbajnë hixhabin.

Muslimanët e Rohingjenit janë të njohur si popullata më e madhe pa nënshtetësi, ndërsa gati se 30 % nga numri i përgjithshëm i popullatës së Arakanës janë bengalët dhe numri i tyre është në rritje. Shtypja e tyre ka filluat nga çlirimi i Mianmarit i cili deri në vitin 1948 ka qenë koloni angleze. Që nga ky moment fillon kërcënimi për muslimanët, që kur këtë shtetë filluan ta udhëheqëin regjime totalitare, të cilët, në mënyrë konstante, shtypë popullin musliman të Arakanës.

Në Mianmar jetojnë diku rreth 1.5 milionë muslimanë të Rohingjenit, ndërsa 1.5 milionë të tjerë jetojnë në vende si Bangladeshi, Emiratet dhe në Arabinë Saudite, pikërisht për shkak të shtypjes dhe persekutimit. Rohingjenasit kryesisht merren me bujqësi.

Me popullin e Mianmarit udhëheq ushtria junta, e quajtur si Këshilli për Sigurinë dhe Zhvillimin e shtetit. Kjo ushtri për të mbajtur udhëheqjen, i vret, i mundon dhe i keqtrajton qytetarët e saj. Ajo i shtyp dhe i dhunon të gjitha pakicat, siç janë Rohingjenasit, të cilët shumë shpesh ballafaqohen me maltretime dhe persekutime.

Muslimanët në këtë vend e kanë të ndaluar  të martohen pa lejen e shtetit, ata shpesh përdhunohen, nuk u jepet nënshtetësia, u konfiskohet toka dhe vriten pa aktgjykim. Për udhëtimin nga një pjesë në  pjesën tjetër të shtetit u kërkohet leje shtetërore, të cilën shpesh edhe nuk e marrin, vetëm nëse japin ryshfet. Atyre u ndalohet të vizitojnë edhe kryeqytetin e Mianmarit.

Gjenocidin  më të  madh e kanë përjetuar në vitin 1942, kur regjimi i atëhershëm burman vrau mbi 100.000 njerëz. Vetëm në vitin 1997 ushtria ka shkatërruar më shumë se 40 xhami. Gjithashtu ushtria  shkatërron gjithçka të shenjtë tek rohingjenasit dhe këtë e bën për të shembur të gjithë trashëgiminë kulturore të këtij populli musliman.

Për shkak të kufizimit të udhëtimit, nxënësit rohingjenas ballafaqohen me një jetë pa arsimim. Ndërsa udhëheqësit fetarë malltretohen pa masë, por ndonjëherë me dhunë u rruhen mjekrat dhe i çojnë të japin dekrete joislame. Situata për rohingjenët  që kanë ikur jashtë gjithashtu  nuk është  e mirë. P.sh. Në Bangladesh ata jetojnë nëpër llogore dhe u mohohet e drejta e punës dhe marrja e   ndihmës. Në logore jetojnë rreth 28.000 rohingjenë dhe janë të pranuar zyrtarisht, derisa 200.000 prej tyre jetojnë ilegalisht jashtë llogoreve. Në kohën e re anijet me të  cilat udhëtojnë rohingjenët shpesh takohen me ushtrinë tajlandeze dhe pasi që qëndrojnë disa ditë në paraburgim, kthehen në anije. Gjatë këtyre udhëtimeve kanë vdekur një numër i madh i njerëzve.

Vendet sikur Kina, ende e mbështesin regjimin ushtrak të Mianmarit, ndërsa ne muslimanët duhet të pyesim veten se përse vallë ky regjim ende lulëzon. Muslimanët e Rohingjenit  thonë se duhet të pyesim veten  se pse vallë vendet si Bangladeshi, jo që nuk u dalin në ndihmë, por i trajtojnë në të njëjtën mënyrë sikur i trajton edhe regjimi i Mianmarit. Përndryshe ushtria e Bangladeshit  është shumë e aftë në përkrahjen që ia jep misionit të OKB-së nëpër botë (Bangladeshi është njëri nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj për këto misione), ndërsa u mungon ndjenja dhe vullneti që sado pak t’i ndihmojnë vëllezërit e tyre të Rohingjenit. (Breziiri)


Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 1 of total 7 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 2 of total 7 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 3 of total 7 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 4 of total 7 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 5 of total 7 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 6 of total 7 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 7 of total 7 images.


Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. beshir

    subhanallah zoti i shkatrroft ata qe bejn tortura mbi muslimanet te pa fajshem,duhet ngritur zerin gjith umeti dhe ti ndihmojm ato famile qe jan nen torturat e qafirave jo besimtar

  2. bekimi

    ATA DUHET TE LUFTOJN PER TE DREJTAT E TYTRE .DHE TE ORGANNIZOHEN MIR .

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!