Egjipt: Vriten 21 persona përpara kishës (Video)

Breziiri.com – Ministria e Brendshme e Egjiptit njofton se mbrëmë pas mesnate para kishës së Aleksandrisë eksplodoi një autobombë dhe me këtë rast humbën jetën 21 persona kurse 24 u plagosën

Ngjarja ndodhi në rrugën Halil Hamada në krahinën Sejjid Bishr në Aleksandri, përpara kishës së Marisë dhe Georg Burtosit.

Sipas deklaratës së Ministrisë, në spital u sollën  21 persona të vdekur dhe 24 tjerë të plagosur, prej të cilëve 8 musliman, dy polic dhe tre pjesëtarë të sigurimit që ishin të angazhuar në mbrojtjen e kishës.

Nga shpërthimi  janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth, kisha dhe xhamia. Hetimi vazhdon.

(Breziiri)


Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!