Xhamia më moderne në botë, e dizajnuar nga një femër

Xhamia “Shakirin” gjendet në hyrje të varrezave Karaxhaahmet në Yskydar, Stamboll. Është ndërtuar nga fondacioni Semiha Shakir si përkujtim për  Ibrahim dhe Semiha Shakir.

Ceremonia e hapjes së xhamisë është bërë në vitin 2009, dhe konsiderohet si xhamia më moderne në Turqi.

Arkitekt i xhamisë është Husrev Tajla, i njohur për punën e tij në xhamin Kodxhatepe në Ankara. Gjithashtu është i njohur edhe si një arkitekt konservativ. Enterieri i xhamisë është bërë nga Zejnep Fadilioglu, një pasardhëse e Semiha Shankirit, dhe është gruaja e parë që ndonjëherë ka ndërtuar një enterier xhamie.

Kjo është xhamia e parë ku i është kushtuar kujdes, siç thotë ajo, edhe pjesës ku qëndrojnë meshkujt dhe asaj ku qëndrojnë femrat, pa lënë asgjë pas dore.

Ndërtimi i xhamisë ka zgjatur 4 vjet dhe kap një hapësirë prej  10.000 metrash katror. Ka dy minare me një lartësi prej 35 m, ndërsa kubeja është bërë nga alumini. Kaligrafia  brenda kubes është  punuar nga Semih İrteş. Dritaret e mëdha të vendosura në tre anët e sallës së lutjes janë  projektuar nga Orhan Kochan.  Mimberi është nga argjila dhe është bërë nga Erdogmush Typhoon, ndërsa  motivet dekorative janë nxjerrë nga arti selxhuk.

(Breziiri)


Gjithashtu mund të lexoni

17 Komente

  1. irfan

    Allahu i shperblefte ata qe kontibuan ne kete shtepi te Allahut ku, muslimanet mud te komunikojne mes veti dhe ta falenderojne Allahun per te mirat qe po na i dhuron

  2. vesa

    Selam Alejkum
    Kam lexuar qe edhe zbukurimet e xhamive jan shenja te kijametit.All-llahu me falt ne jam gabim

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!