Muntadar Al-Zeidi boton libër

Gazetari irakian Muntadar al Zeidi, i cili para dy viteve e gjuajti me këpucë ish presidentin amerikan Xhorxh Bush në Bagdad, mbrëmë në Bejrut e promovoi librin e tij “Përshëndetja e fundit për presidentin Bush”.

Al Zeidi librin e promovoi në dyvjetorin nga ngjarja në Bagdad – 14 dhjetor 2008 nga konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit irakian Nuri al Maliki dhe Bushi.

Në librin e tij Al Zeidi flet për momentet të cilat i paraprinin incidentit me Bushin, për të cilën gjë i kaloi nëntë muaj në burg, nga të cilat tre muaj në birucë.

Ai e përshkruan torturimin të cilit i është nënshtruar në burg, si dhe vuajtjet e popullit irakian nga fillimi i Luftës së Gjirit në vitin 1991.

Al Zeidi në libër thekson se në konferencën për shtyp përnjëherë i ka përshkuar gjithë ajo që ka dëgjuar dhe ka parë për masakrat e irakianëve “të bëra nga ai njeri”. Në momentin tjetër ai u ngrit nga karrigia dhe gjuajti me këpucë Bushin duke thirrur “Këtë e ke puthje të lamtumirës”.

Pas incidentit gazetari irakian u burgos dhe siç pohon tri ditë ithtarët, disa prej të cilëve të lidhur me Malikin, e kanë rrahur dhe i kanë dhënë disa here elektro-shok. Al Zeidi ngriti padi te Gjykata zvicerane kundër Malikit pasi që është keqtrajtuar në burg dhe pret se urdhëri për arrestimin e kryeministrit irakian do të jepet për disa ditë.

Al Zeidi tani jeton në Bejrut, ndërsa mjetet nga shitja e librit premtoi se do t’i dhurojë në organizatën e tij humanitare për ndihmesën e viktimave irakianë nga okupimi amerikan.

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Dori

    masha’Allah

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!