Astrit Veliqi
KATARSIS
Sonte flas me egon
Fytyrën nuk ia shoh
Motivin ia ndjejë
Instiktin e ka të dobët
Flas me Homerin, Danten e Petrarken
Shohë vallen e vdekjes
Artin e magjinë
Vallëzoj me Helenen
Që flakën ia prekë
Beatriqen e Laurën
Që mbjellin mall e dënesë
Kapë egon për dore
E i preki vajin
Në mes dritës e muzgut
Dhembjen e mbysë
SHI VJESHTE
Ca pika shiu
Lagin qërpikun tënd
Symbyllur gjethet bien
Në gërshëtin vezullues të nates
Që shprishet si valët e liqenit vjeshtak
Në këtë stinë vjeshtore
Gjithçka lahet lakuriqë
edhe shiu bëhet i virgjër
Si buzë e bardhë
Që puthet nga syri i zi
ku në aromën e barit të kuq
E flakë era pardesynë gri
E nën dritat e neonit
Fjalë e pathënë mbetët në fytë
Atdheu e dashuria
Asnjehëre nuk kan çmim
E dora flet me buzën
Që preket pa mbarim
E zjarrtë e akullt e heshtur
Me dhembjen nën sqetull
Që ikën si hije
NOSTALGJISË
Shkëndijë krisme
Me rrangon në veshë
Lehje qenshë prishin heshtjen
E nata mpihet nga acari
Që e vesë e mëngjesit
Luleborën vyshkë
Qyteti vezullon nga reklamat
Ku artistët ndrrojnë rolet
Sikur timin e parë cigargjiu
Ku bora shkrihet mbi lendinë
Liria sfidon heronjët
Si egzistenca njeriun e parë
Kur manualet bëhen klishe
E zemrat e rrahin vetminë
Pa e ndezur frikën
Pa e puthë nostalgjinë
ZOT
Frymë e jotja më mbulon
Në çdo cep të plagës sime
Si një fije pranverore
Që lulëzon në horizont
Dritë e jotja me krijoi
Ndër ujvara të trazuara
Zot kerkoj strehë
Në fosilet e bardha
Në kristalet e ngrira
Në dorën tënde
Mbyllet sinjali i ndezur
Unë krahë pulëbardhe
…frymë njeriu
Tek ju gjëj shpëtimin.
MONUMENT
Në heshtje i dridhet zëri
Nga lart i jehon
Tri shkronja shqiponje
Në krah të Balit pushojnë
Mbi lendinë skuqet vesa
E lule majin e tretë
Një amanet lirie
Ende e mbanë në jet ë
Flokun ia shprishë krisma
E mbi vetull i bie
Nen vallen e vdekjes
Këndon për liri
Buzëqeshje e ëmbël
I ka rën ë në buzë
Jehona e zëri
Nuk do t’i vdesë kurrë
As shiu q ë bie
As vala q ë rremben
S’do ja prishin lirinë
Fazliut t ë vogël
As Balit Monument …
Akrostik për Trimin
Dritëz e mengjesit zbardhi
E rrezja ftohej ngadalë
Shpejt qielli u bë gri
Moti krisi si dikur moti…
Ora e stuhisë pikohej
Ra trumbeta…
I njomë buzë jetëvdëkjes
Terri e mbuloi në fytyrë
Maji i lulëkuqeve
U tret përseri
Humbi buzëgazi
As frymë e heshtur
Më nuk flet
E klithma iken tok
Tehut të vdekjes
Jeta iu bë varr
Atdheu libër nen sqetull
Këngë funebre kumtoi
U fikë gëzimi femijërorë
Por rilindi në varg
I vogël madhështor në lapidar
Trimoshi pavdesinë jeton.
CEREMONI E B(ARDHË)
(Frashër Veliut)
Një dritë laroshe përshkoi qiellin
E festoi ditlindjen të paren e të fundit
Në cakun e pakthim ceromoniali mbytej
Ku në mjegullën e purpurtë
Pluhuri i bardhë qetësinë e mbolli në trup
Iki në ikje
I qetë në të ftoftë
Pushtoi tokën e premtuar
Theu heshtjen e virgjër
E u bë vetë vdekja
Në botën e përhershme në mbretërinë e bardhë
Nën hijën e një frashëri që posa ka lëshu rrënjë
Pushon përjetësisht vetëm emri i tij
Vigan i vogël Frashër
LULE(MAJIT)
Je farë pranverore
E rritur në lëndinë
Aromë jotja natyrore
Me mbulonë në çdo stinë
Je frytë perëndije
E puthur nën shi
Frymë e jotja ëngjëllore
Me jep forcë më bën magji
Buzët tua marrin jetë
Kur në to bie shi
E fletët bëhen flakë
Kur puthën nën çati
Shpirt njëriu të përkëdhel
Nën heshtjen e mërdhirë
Asgjë tjetër më nuk je
Veç botë e përëndisë
EMOCIONI 17
Sonet i vetmuar melodinë e ndezi
Nën ethet e natës agoi emri i saj
Dritare me fleta buzëkuqin mbi vetull
Ëndërr perandorësh fli e gjakut të kuq
Mitit i thehen brinjët me milimetra shkurt
Ëndrra mposht legjendën e buzagazin ia prishë
Mbi vrushkullin e valëve që e godasin fushën
Ku mëllenjat vdesin e rilindin lulëkuqet
Sonet i ngushëlluar emocionin e ndali
Nën ethet e acarit u gdhend emri i saj
Agoi dita e madhe në fushën e mellenjave
Ku djepat e plisat festuan bashkarishtë
E edhe ata më të thinjurit
Për pak kohë u rinuan!
HOMAZH PREKAZIT
Një mendje epike vegon e rilindur
Një këngë e vjetër burrëron edhe krismën
Atje mbi Evropë në Drenicën e drerave
Fluturojnë shqiponjat nga foletë e shqipeve
Nuk ka more troje as akropoli
Por një Qabe e re
Ku një maraton shqiptar
Vdes për liri
Sot reliktet zgjohe nga gjumi i përjetësisë
E veprat bashkohen tek vendi i pavarësisë
________________
*Autori është letrar, poet, gazetar.
Këto poezi janë pjesë nga libri i dytë që pritet të botohet së shpejt.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Te lumte z.Veliqi.