Amerikanët, por edhe gjithë bota kanë pasur rastin në ueb sajtin YouTube të shohin se si do të dukej presidenti i SHBA-së, Barack Obama, kur të zemërohet.
Video xhirimi i kanalit televiziv NBC ka shëtitur gjithë botën dhe ka habitur spektatorët. Megjithatë, dukej sikur NBC ishte tallur me presidentin.
Montazhi gazmor i fotos 15 sekonda i gjatë është prezantuar në emisionin popullor “Tonight Show”. Shumë shikues, madje edhe gazetarët kanë besuar se fjala është për një ngjarje të vërtetë, pasi gjatë shikimi është gati e pamundshme të zbulohet se fjala është për montazh.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!