ISESCO fton Ummetin për unitet

Abdulaziz Othman Al-Tuvejxhiri, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Islamike për Arsim Shkencë dhe Kulturë (ISESCO), gjatë një mesazhi me rastin e ardhjes të Vitit të Ri hixhri ka ftuar Ummetin muslimanë për një unitet dhe bashkim më të madh në mes vete për të përballuar sfidat e ndryshme, njofton IKNA.

Sipas gazetës, Al-Tuvjexhiri gjatë mesazhit të tij u ka bërë thirrje muslimanëve për një unitet dhe shmangie nga çdo përçarje politike dhe sektare për t’u mbrojtur nga rreziku i vazhdueshëm.

Ai tha: “Muslimanët e gjithë botës duhet të ndihmohen mes veti në fusha të ndryshme, sidomos në ato ekonomike, të kontribuojnë për përparimin e vendeve muslimane sepse zhvillimi në këto vende është shumë i ulët.”

Ai gjithashtu ka shtuar: “Të gjithë mendimtarët, dijetarët dhe liderët fetarë duhet të bëjnë hapa konkret për ndryshimin e kushteve sociale dhe ekonomike, sepse një ndryshim i tillë arrihet vetëm me bashkëpunimin e të gjithave palëve.”

(BR)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!