Ngritja e zërit ndaj prindërve është mëkat i madh

Kam 27 vjet dhe jetoj me prindërit. Shpesh ndodh që të ketë mospajtim ndërmjet meje dhe babait tim, me ç’rast ndodh edhe ngritja e zërit, dhe kjo për shkak të sjelljes së tij ndaj meje. Në fakt, babai im shfrytëzon, po thuajse, çdo moment për të më kritikuar, në shumicën e rasteve për gjëra shumë banale, dhe ketë, shpesh, e bënë para njerëzve të tjerë. Kjo në mua shkakton një reaksion të kundërt dhe ja, ndonjëherë, më shumë spontanisht se sa qëllimisht dhe me vetëdije, e ngre zërin ndaj tij, mirëpo, menjëherë pas kësaj ndjej keqardhje dhe pendohem për këtë. E kuptoj se në pyetje janë vitet dhe se, me kohë, durimi fillon të dobësohet, madje babai im është i kësaj natyre, por ja që ndonjëherë as unë nuk mund t’i përtyp disa ofendime dhe nënçmime që më vijnë nga ai. Ndaj, desha të dij se a jam mëkatar për këtë gjest?

Përgjigjja:

 

Falënderimet qofshin për Allahun e Madhërishëm, ndërsa paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e fundit, Muhammedin a.s. Islami, prindërve u dha shumë të drejta dhe i dalloi ata në krahasim me njerëzit e tjerë. Njeriun e urdhëroi që të jetë mirëbërës dhe të ketë sjellje të bukur ndaj tyre, madje edhe nëse janë pabesimtarë dhe të insistojnë në shmangien nga Rruga e drejtë. Ky është vetëm një tregues, i cili flet për madhështinë e të drejtave të tyre. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm, të cilin, assesi, nuk guxojmë ta largojmë sysh në asnjë moment, kurse më e rëndësishmja është që ne, patjetër, mbi të ta mbështesim qëndrimin tonë ndaj prindërve.

Nëse prindi juaj, me të vërtetë, është i tillë, siç e përshkruat ju, të nënçmon dhe të ofendon përpara të tjerëve, atëherë një veprim i këtillë, s’do mend, se është për t’u gjykuar, dhe me asgjë nuk mund të arsyetohet. Megjithatë, ne të këshillojmë ty që të jesh i qetë dhe i durueshëm. Ju vetë e theksuat më lartë se babai juaj është në moshë, andaj dhe duhet marrë parasysh këtë faktor. Përmirësimin e situatës, për të mirë, mund ta ndryshojë vetëm sjellja jote e bukur.

Ndoshta mund të ishte mirë sikur ti të zgjidhje një moment të përshtatshëm dhe të flisje me të për këtë problem, duke qenë të vetëm. Mbi të gjitha, mos harro kurrë që të shprehish respekt të thellë ndaj tërë asaj që ai ka bërë për ty dhe të tregosh se e respekton dhe e donë atë, si dhe, përmes kësaj, t’ia bësh me dije se të shqetëson kur ai të kritikon apo të nënçmon në sytë e të tjerëve.

Gjithashtu, duhet të jesh shumë i kujdesur në nxjerrjen e konstatimeve dhe të kualifikimeve, ashtu që të mos thuash diçka, e cila do ta ofendonte atë dhe, kështu, ta shqetësonit sërish. Ngritja e zërit ndaj prindërve bën pjesë në padëgjueshmërinë e prindërve (kurse padëgjushmëria ndaj tyre është makat i madh), prandaj dhe duhet të kesh shumë kujdes. Njeriu është përgjegjës për fjalët e tij të thëna në gjendje hidhërimi, përderisa ato i thotë me vetëdije dhe nëse është i aftë për ta dalluar (kuptuar) atë që flet.

Ruaje hidhërimin, sepse ai të shpie në rrugë të këqija. I Dërguari i Allahut s.a.v.s., njeriut i cili erdhi dhe i kërkoi që ta këshillojë, i propozoi që të mos hidhërohet, dhe këtë ia përsëriti disa herë. (Buhariu).

Kolegjiumi për Fetva pranë portalit www.islamweb.com
(Merkezu’l-fetava), nr. 142517
Përktheu: Mehas Alija

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. fjolla

    edhe un po ashtu si gjith te tjeret shpesh her girndem me babin dhe mamin per mos kuptim me njeri tjetrin sepse ata mua me duket qe nuk me kuptojn ndodh shum shpesh qe te grindemi sepse un dua ta dal me shoqe dhe te bej shum gjera te ndryshme kurse prindrit nga njeher nuk me lejojn dhe fillojm te grindemi edi qe ndoshta ata po me flasin per te miren time ama un nuk mund ti kuptoj ata pse mi ndalojn shumicen e gjerave ndoshta nuk kan deshir qe un te gaboj apo qfar mund te jet kjo gjithmon kur grindem me ta i them shum fjal te cilat ndoshta i lendojn po kur ia kthej shpinen filloj te qaj dhe ndihem shum fajtore a thua a do me fal ZOTI per keto gabime qe po i bej??

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!