Një imam indonezian që provokoi zemërimin e kombit të tij duke u martuar me një vajzë 12 vjeçare është gjykuar me katër vjet burg.
Gjykatësit e shpallën fajtorë Pujion Cahyo Widianton (46), për keqpërdorim të vajzës së mitur, njofton AP.
Imami, udhëheqës i një shkolle islame organizoi një martesë mahnitëse në krahinën qendrore Java në vitin 2008, ku morën pjesë mijëra njerëz.
Në atë kohë ai deklaroi se nuk ka bërë diçka të keqe sepse nuk kishte planifikuar të bëjë marrëdhënie intime deri sa vajza të hyjë në moshën madhore.
Por shumica në Indonezi, vendi më i madh me popullsi muslimane kundërshtuan planet e tij, sidomos kur ai deklaroi se ka ndërmend të martohet edhe me dy vajza të moshës nëntë vjeçare.
Muslimanët në Indonezi kanë mundësi të kenë nga katër gra, por ato duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçare.
Arrestimi i imamit erdhi pas ankesave nga ministria e çështjeve fetare, nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Këshilli i ulemave indonezian.
Policia ktheu gruan e tij tek prindërit e saj shumë shpejt pas martesës.
(Sarajevo-x / BR)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!