Youssou N’Dour në mbrojtje të besimit të tij, Islamit

“Njerëzit e shtrembërojnë religjionin tonë” janë fjalët e këngëtarit të njohur senegalez Youssoua N’Dour. Javën e kaluar, gjatë qëndrimit të tij në Holandë Youssou N’Dour në një intervistë mbrojti besimin e tij

”Kur isha shumë i ri, për Evropën flisnim sikur për El Doradon. Ishte diçka magjike – kontinent i suksesit. Mbaj mend se gjithmonë flitja për Amsterdamin, dëshira ime ishte që një ditë të vij në Amsterdam, edhe pse nuk e njihja këtë vend”, janë fjalët e Yassoua N’Dour.

“Holanda është e lidhur me muzikën time. Kur për herë të parë, muzikanti anglez Peter Gabriel dëgjoi zërin tim në radion holandez, tha: “Oh, çfarë zëri.” E dua futbollin. Më pëlqejnë lojtarët holandez. Në Holandë unë kam edhe miq. Nuk ka mundësi të kem një turne evropiane, e të mos vij në Holandë.”

“Politikani holandez Geert Wilders? Jo, nuk e njoh atë. Por, di pak për gjendjen e përgjithshme në Holandë. Dita ditës, numri i njerëzve me ideologji të djathtë ekstreme, është në rritje.

Unë personalisht mendoj se Islami është e kundërta e asaj që ai (Wilders) mendon se është. Islam është një religjion i tolerancës, religjion i paqes. Është një religjion që merret me të gjitha çështjet. Por, si në të gjitha religjionet tjera, ka njerëz të cilët janë pak ekstrem.

Për mua, ekzistenca e kombësive, gjuhëve dhe religjioneve të ndryshme nuk është pengesë! Kjo është një thesar. Është për të ardhur keq që ka njerëz që këtë diversitet e shndërrojnë në problem.

Ata dërgojnë mesazhe të ndryshme, shfrytëzojnë fjalimet e tyre për të thënë se kjo është pengesë. Mendoj se është turp që ekzistojnë njerëz që i përdorin mesazhet e tyre qesharake për të fituar pushtet. Kështu ia dalin që ta bindin një numër të madh në ideologjinë e tyre të mbrapshtë. Ky është turp.”

“Religjioni për mua do të thotë çdo gjë. Religjioni më shoqëron në çdo gjë që bëj. Për mua është e rëndësishme ta mbroj besimin tim dhe ta përdori muzikën dhe reputacion tim për të promovuar pasqyrën e vërtetë të besimit tonë, të cilën njerëzit këtu ndonjëherë e shtrembërojnë.

Mediat raportojnë shumë më tepër për ekstremistët, sikur të jenë të rëndësishëm. Shumica e muslimanëve janë tolerant dhe paqësor. Mendoj se mediat luajnë një rol shumë të rëndësishëm; gjithmonë e tregojnë anën e pakuptueshëm të fundamentalistëve. Fundamentalistët ekzistojnë edhe në religjionet tjera, por shumë më tepër flasin për fundamentalistët muslimanë, me atë që unë nuk pajtohem.”

“Gjithmonë do të jem muzikant, por jam i përfshirë edhe në politikë. Thellësisht jam i interesuar në politikën e vendit tim, kontinentit tim. Sa i përket Holandës, besoj se populli holandez është i hapur dhe jam i sigurt se gjithmonë pikëpamjet e tyre do t’i drejtojnë në pasurimin e kulturave.”/IGJ/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!