Mediumet zvicerane raportojnë se para disa javësh ishte realizuar një takim me përfaqësuesit e tridhjetë komuniteteve muslimane të Zvicrës për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një platforme të përbashkët në nivel të Zvicrës. Ata ishin ftuar nga Komisioni Federal kundër Racizmit (KFR) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ZIDDNJ) e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kjo nismë ka për qëllim të sigurojë një formë organizative e cila reflekton realitetin e muslimanëve të Zvicrës. Në fakt, sipas Rifa’at Lenzin, anëtar i KFR, organizata muslimane në nivel nacional veqse egzistojnë në Zvicër, mirëpo, “problemi qëndron se ato janë shumë pak përfaqësues të tërësisë të muslimanëve”, citon “Le Courrier” lajmin e agjencisës SDA-ATS.
Synimi i kësaj plateforme të përbashkët është përmirësimi i dialogut mes organizatave muslimane dhe autoriteteve politike. Ajo synon gjithashtu hapjen e dyerve për muslimanet duke i inkurajuar këta të fundit të marrin pjesë në debatet publike. Kjo formë e organizimit do të ndihmonte autoritetet vendase të cilat kanë nevojë për të pasur bashkëbisedues musliman të “gëzojnë një përfaqësim demokratik” thuhet në të përditshmet zvicerane.
Gjatë takimit është biseduar kryesisht për masat që do të mund të sigurojë një platformë e komuniteteve muslimane në Zvicër si dhe për formën ligjore dhe mandatin që duhet të ketë një organizatë e tillë. Në këtë drejtim, janë analizuar shembuj të strukturave të tilla nga përfaqësues të vendeve si Britania e madhe apo Belgjika./albinfo/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!